03 Shkurt 2023

Aeroporti i Tiranës rritjen më të lartë në Europë

Tiranë, 24 shkurt - Vitin e kaluar, TIA u shërbeu 1,394,688 pasagjerëve duke regjistruar në këtë mënyrë dhe njëherë një performancë të shkëlqyer për një nga infrastrukturat më të mira në vend. Aeroporti gjithashtu ka shënuar 20,064 lëvizje të trafikut ajror (ATM) dhe ka përpunuar 1,711 tonë mallra.

Duke i krahasuar me vitin e kaluar këto shifra tregojnë një rritje prej 10.1 përqind në pasagjerë dhe një rritje prej 4.5 përqind të ATM-ve, ndërkohë që transporti i mallrave ka regjistruar një zbritje prej 13 përqind. Me këto të dhëna, TIA për vitin 2009 është cilësuar si një prej aeroporteve me rritjen më të madhe në Europë.

“Rritja që Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka treguar gjatë vitit të kaluar është dëshmi e fortë e meritave tona. Edhe në kohë krize kemi shënuar rritje mjaft të dukshme. Ne jemi shumë krenarë për vazhdimësinë e sukseseve tona. Duke patur parasysh zgjerimin e tregut të biznesit të udhëtimit në Shqipëri, TIA parashikon mundësi edhe më të mëdha rritjeje, së bashku me partnerët tanë linjat ajrore,” tha Znj Andrea Gebbeken, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e TIA-s.

Gjatë vitit 2009 linjat ajrore të cilat kanë shënuar fluksin më të madh të pasagjerëve gjatë vitit 2008 janë: Belleair (42.8%), Alitalia (13.4%), Albanian Airlines (8.9%), Austrian Airlines (5.9%) dhe Turkish Airlines (5.6%). Sot në TIA operojnë dymbëdhjetë linja ajrore të cilat e lidhin kryeqytetin me 33 destinacione të ndryshme duke përfshirë këtu Zyrihun, Liezhën dhe Shtutgartin, të cilat u përuruan gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Vendimi i linjave ajrore për të shtuar numrin e destinacioneve bazohet mbi rritjen mbresëlënëse që ka patur aeroporti në numër pasagjerësh dy vitet e fundit.

TIA ka treguar seriozitet në lidhje me përkushtimin e saj kundrejt pasagjerëve, linjave ajrore dhe klientëve duke u ofruar atyre përherë standardet më të larta. Çdo ditë Aeroporti përpiqet të ofrojë një shërbim gjithnjë e më cilësor, dhe ai vazhdimisht përpiqet për të ofruar një mjedis të qetë dhe sigurtë për pasagjerët dhe klientët e tij. Kompania ofron një mjedis pune të standardeve të larta për linjat ajrore të cilat operojnë në të.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)

- Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon marsh kundër Asociacionit, dhe në shënim të 53-vjetorit të themelimit të UP-së. (Biblioteka Kombëtare, ora 16:00)