28 Mars 2024

Aeroporti i Prishtinës zgjedhet stacioni me performancën më të mirë

Prishtinë, 11 janar - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” gjatë vitit 2017 ka shënuar numrin më të madh të udhëtarëve të procesuar ndonjëherë në historinë e tij.

Me këtë rast janë pranuar disa çmime nga kompani ajrore dhe organizata ndërkombëtare për performancë si dhe për kontributin e dhënë në projekte korporative të përgjegjshme ndaj shoqërisë.

Së fundmi, ANP “Adem Jashari” ka pranuar edhe një çertifikatë mirënjohje nga kompania ajrore  Easyjet duke u zgjedhur stacioni me performancën më të mirë nga më shumë se 30 shtete ku kjo kompani operon pa aeroplanë të stacionuar.

Kjo mirënjohje i është ndarë për procesim të shpejtë të fluturimeve, udhëtarëve si dhe bagazheve të tyre gjatë muajit Tetor 2017. Është hera e nëntë që ANP “Adem Jashari” pranon një mirënjohje të tillë nga Easyjet.

Easyjet është kompani ajrore që operon me kosto të ulët dhe është e pranishme në Kosovë që nga viti 2010 duke ofruar fluturime direkte me çmime të ulëta në disa destinacione.   




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)