18 Prill 2024

Aeroporti Daxing i Pekinit nis sezonin dimëror me fluturime të shumta

Pekin, 28 tetor - Aeroporti i sapohapur Ndërkombëtar Daxing i Pekinit çeli sezonin dimëror që pritet të jetë i ngarkuar, me më shumë linja të reja ajrore.

Gjatë sezonit që do të zgjasë deri në fund të marsit 2020, 15 kompani ajrore do të ofrojnë shërbime të reja me 120 rrugë ajrore të vendosura.

Ky aeroport ka vendosur masa më të efektshme të inspektimit doganor dhe ofron më shumë lehtësira për udhëtarët ndërkombëtarë.

Aeroporti Ndërkombëtar Daxing, i cili u hap zyrtarisht në shtator, pritet të jetë një nga aeroportet më të ngarkuar në botë. Ai gjithashtu është një ndër aeroportet më të përparuar me shërbimet më të mira inteligjente dhe me teknologjinë më të përparuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)