29 Mars 2024

Aeroporti, 10 milion euro dividentë për buxhetin e Kosovës

Prishtinë, 31 maj - Bordi i Drejtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, miratoi sot gjatë një mbledhje të rregullt kalimin e 10 milionë eurove nga xhirollogaria e kompanisë në buxhetin e Kosovës, në emër të dividentës apo fitimeve neto për vitin 2009.

Ndarja e dividentës paraqitet historike për kompaninë, pasi është hera e parë  që Aeroporti ndan dividentë për aksionarin, në këtë  rast Qeverinë dhe Buxhetin e Kosovës.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës deri në vitin 2007 ka punuar me humbje dhe për realizimin e disa investimeve kishte marrë kredi nga bankat komerciale dhe nga vet Qeveria e Kosovës, kredi të cilat u kthyen në  vitin 2009 në shumën prej rreth 5 milionë eurove. 

“Ndarja e dividentës dhe kalimi i 10 milionë eurove nga kontot e kompanisë në buxhetin e Kosovës është një moment i vecantë jo vetëm për faktin se po bëhet për herë të parë, por edhe për arsyen tjetër që tregon menaxhimin dhe qeverisjen koorporative efikase të kompanisë përgjat këtyre viteve”, tha drejtori menaxhues i ANP-së, Agron Mustafa.

Sipas tij, vetëm tre vite më herët aeroporti ka punuar me humbje apo fitime minimale, ndërsa që nga 2008 ka arritur të sigurojë fitime të mira të cilat shtuan atraktivitetin e kompanisë në periudhën e koncesionit.

‘Oferta e dhënë nga koncesionari, kompania Airport de Lyon – Limak, për dhënjen e afër 40 përqind të të hyrave bruto përgjatë 20 viteve dhe realizimi i investimeve prej 100 milionë eurove, është e bazuar në fitimet dhe parametrat pozitiv që kemi arritur të sigurojmë dhe ti propagandojmë në vende të ndryshme të botës”, tha tutje Mustafa.

Viti 2009, i cili siguroi dividentën prej 10 milionë eurove, ishte një prej viteve më të mira edhe sa i përket numrit të fluturimeve dhe udhëtarëve, duke arritur dhe tejkaluar shifrën prej 1. 2 milionë udhëtarëve.

Trendi i rritjes ka vazhduar edhe gjatë vitit 2010.

Sipas statistikave përgjatë këtyre 5 muajve të këtij viti të hyrat janë rritur për 12 përqind, numri i udhëtarëve është rritur në rreth 10 përqind ndërsa numri i fluturimeve mbi 10 përqind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)