16 Prill 2024

Aeroplani solar kryen udhëtimin e parë ndërkombëtar

Bern, 16 maj - Një aeroplan që punon vetëm me energji diellore, ka kompletuar udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar – nga Payerne, Zvicër në Bruksel, Belgjikë.

Avioni u nis nga Payerne në orën 8:40 të premten, mbuloi afërsisht 480 km, duke fluturuar mbi Francë dhe Luksemburg në një lartësi prej 3,600 metrash dhe u ul më në fund në Aeroportin e Brukselit rreth orës 21:00.

Impulsi Diellor bëri udhëtimin e tij të parë në Prill 2010, kur mbuloi 140 km. Megjithatë, udhëtimi 12 orësh i ditës së sotme ishte testi i parë real për aeroplanin me katër motorë, 15876 kg, meqenëse kërkonte navigim përmes rrjeteve të trafikut ndërkombëtar ajror.

Skuadra e Impulsit Diellor u drejtua nga piloti Andre Borschberg dhe aventurieri Bertrand Piccard. “Ndjehem i lehtësuar. Muajin e fundit, makthi im më i madh ishte se aeroplani nuk do të arrinte në destinacion për shkak të problemeve teknike ose të motit,” tha Piccard.

Misioni tjetër i Impulsit Diellor është lënë për qershor, kur aeroplani pritet të udhëtojë për në Francë, ku do të ekspozohet në Ekspozitën Ajrore të Parisit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)