25 Prill 2024

Adria Airways pushon përkohësisht fluturimet

Prishtinë, 24 shtator  - Adria Airways ka njoftuar se mbremë në mesnatë ka pushuar përkohësisht operimin e shumicën së fluturimeve të saj në datat 24 dhe 25 shtator. Kjo përfshinë të gjitha fluturimet e Adria-s në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Adria Airways ka këshilluar udhëtarët e saj që të verifikojnë transportuesin e tyre përpara se të arrijnë në aeroport dhe nëse është Adria Airways, atëherë të kontaktojnë zyrat e tyre të shitjes.

Adria Airways rekomandon që udhëtarët dhe partnerët e saj të ndjekin njoftimet e tyre në internet në www.adria.si.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës është duke e monitoruar situatën e krijuar rreth operimit të kësaj kompanie dhe do t’ju informoj për zhvillimet e reja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)