21 Tetor 2019

Adria Airways nuk do të operojë as sot dhe nesër

Prishtinë, 26 shtator - Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës (AACK) ka bërë të ditur se Kompania ajrore “Adria Airways“ ka njoftuar të mërkurën pasdite se do të vazhdojë të suspendojë pjesën më të madhe të operimeve duke përfshirë ato për nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” gjatë ditës së enjte, 26 shtator dhe të premten, 27 shtator 2019.

Duke iu kërkuar falje udhëtarëve të saj, kompania ajrore “Adria Airways“ ka ripërsëritur këshillën ndaj udhëtarëve që afektohen nga këto suspendime që të kontaktojnë agjencitë ku i kanë blerë biletat.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës është duke e monitoruar në vazhdimësi situatën e krijuar rreth operimit të kësaj kompanie dhe do t’ju informojë për zhvillimet e reja.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet  organizojnë ceremoninë zyrtare të vlerësimit për Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqës. (Zyrat e Misionit Diplomatik në Tiranë, rruga Donika Kastrioti, P14 Ap.3E, ora 12:00)

- Zyra e BE-së rganizon një vizitë në shkollën 'Nim Frashëri' e cila së shpejti do të lidhet me rrjetin e ngrohjes qendrore të ofruar nga Termokosi. (Shkolla “Naim Frashëri”, ora 14:30)

- Ambasada e Shqipërisë organizon mbrëmje muzikore ‘Serenata me Ermira Babaliun dhe Flamo Trio’. (Teatri Dodona, ora 19:00)