19 Prill 2024

Abdixhiku premton përkrahje për Prishtinën

Prishtinë, 5 mars - Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të enjten është pritur në takim nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në këtë vizitë, të parën në komunën e Prishtinës, Abdixhiku theksoi vendosmërinë e tij për ta trajtuar kryeqytetin me prioritet.

Prandaj tha se do të shtyjë përpara realizimin e rrugës A, përfundimin e hartës zonale si dhe rishikimin e planeve dinamike të projekteve të cilat kanë ngecur për një kohë të gjatë, për të cilat përgjegjëse është MIA.

Më tutje, ministri Abdixhiku ka thënë se është i hapur për bashkëpunim në projekte, për t’i ofruar ndihmë Prishtinës, brenda kompetencave e kapaciteteve dhe për të njëjtën është pajtuar edhe kryetari Ahmeti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)