29 Mars 2020

Abdixhiku e informoi ambasadoren suedeze me planin e qeverisjes

Prishtinë, 28 shkurt - Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny.

Abdixhiku dhe Ahliny, në këtë takim njohës, diskutuan për mundësitë e realizimit të projekteve të përbashkëta.

Mes të tjerash, Abdixhiku e informoi me planin e qeverisjes për ministrinë që ai drejton, projektet me prioritet dhe vendosmërinë për transparencë të plotë të proceseve.

Ambasadorja suedeze tha se do të vazhdojnë përkrahjen ndaj shtetit të Kosovës, për çka ministri shprehu mirënjohje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 mars 2020

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Drejtorinë e Arsimit për ta parë procesin e mësimit online. (Dejtoria e Arsimit në Gjilan, ora 10:30)

- Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban takim me Komitetin për mbrojtje dhe shpëtim kundër Covid-19 dhe Qendrën Operative Emergjente (Kampsui i Shkollave të Mesme në Gjilan, ora 11:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së në Prishtinë, ora 16:30.