06 Dhjetor 2022

AAK: Qeveria po bën “aksham pazar” me asetet më të çmueshme

Prishtinë, 18 qershor - Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës (AAK) ka vlërsuar se stagnimi ekonomik në tri vitet e fundit është përcjellë me çrregullime strukturore në të gjitha segmente e ekonomisë, në veçanti në bilancin e këmbimit tregtar me jashtë, rënien e investimeve në sektorin privat, sidomos rënien e investimeve direkte të huaja. 

Haki Shatri – anëtar i kryesisë së AAK-së ka thënë se rritja e investimeve në sektorin publik nuk i dha efektet e pritura për shkak të keq-qeverisjes, korrupsionit dhe keqmenaxhimit të parasë publike. Si pasojë sipas tij kemi rritjen e papunësisë dhe varfërisë, pra përkeqësimin e stabilitetit makroekonomik dhe rrezikimin e paqes sociale.

\"Në këto rrethana, është rrezikuar stabiliteti buxhetor dhe sistemi fiskal. KASH–i nuk respektohet, deri sa ligji vjetor i buxhetit favorizon ata sektorë në krye të të cilëve qëndrojnë persona më të fuqishëm politikisht në partinë në pushtet\", ka theksuar Shatri.

Prioritetet e qeverisë sipas tij nuk respektohen, veçanërisht prioritete sektoriale për shkak të deformimeve në fazën e planifikimit, përgatitjes dhe aprovimit të buxhetit.

\"Çrregullimet më të thella, me pasojë tepër negative ndodhin ne fazën e ekzekutimit të buxhetit. Efikasiteti dhe vlera e parasë publike të shpenzuar përgjysmohet rrugës deri në përfundimin e projekteve kapitale, përmes shmangies së rrugës ligjore, duke aplikuar format njëburimore të tenderëve (86 milion euro në vitin 2009), tenderëve më vlerë minimale (4 mil. E), kontratave shtesë, kontraktimi me operatorët me të shtrenjtë, mungesa e përcjelljes dhe kontrollit gjatë ndërtimit etj. Në veçanti, paraja publike po keqpërdoret në formë të përqindjes që merr punëdhënësi dhe vartësit e tij, pra ministri dhe të deleguarit e tij, për të përcjellë punën dhe mbledhë ryshfetin. Në saje të kësaj, qeveria po bën “aksham pazar” me asetet më të çmueshme të Kosovës\", është shprehur ai. 

Shatri me tutje ka theksuar se vlera e parasë publike e cila në procesin e ekzekutimit kalon pa respektuar procedurat ligjore, arrin deri në 400 milion euro në vit.

\"Të hyrat buxhetore në vitin 2009 janë më të vogla se shpenzimet. Ndryshimi është mbuluar nga mjetet e bartura dhe rezervat. Për herë të parë paraqitet deficiti buxhetor. Për herë të parë nuk është realizuar 100 % plani i të hyrave për vitin 2009. Evazioni fiskal ka marrë përmasa. Qarkullimi i pakontrolluar i mallrave në pikat doganore 1 dhe 31, ka dëmtuar buxhetin për rreth 100 milion euro, sipas deklarimeve të vetë zyrtarëve të këtij institucioni, për vitin 2009, por konsiderohet se dëmi është dyfish më i madh\", ka pohuar Shatri.

Sipas tij ekonomia joformale është në rritje, evazioni fiskal është shtuar, krimi i organizuar po ashtu në rritje. “Biznese të specializuara” që merren me lëshimin e faturave fiktive, me qëllim të ikjes së pagimit të tatimit, funksionojnë në shumë nga qendrat më të mëdha të vendit.

Ndërsa Shatri po ashtu ka thënë se hyrja e qeverisë në obligime pa mbulesë, përmes kontratave shumëvjeçare, e detyroi atë që të rrëmbejë paratë e kursyera nga PTK-ja, 200 milion në 2009 dhe 80 milion në 2010, nga fitimi i kësaj kompanie, përveç tatimit që PTK i jep buxhetit të Kosovës. Duke mos i mjaftuar kjo, qeveria me nguti përfundoi dhënien me koncesion të Aeroportit të Prishtinës dhe mori vendim për shitjen e PTK-së.

Sa i përket privatizimit të PTK-së Shatri ka thënë së në parim, AAK është përcaktuar për privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore dhe transformimin e ndërmarrjeve publike.

\"Brenga jonë në këtë proces është vendimi i ngutshëm për privatizimin e Postë-Telekomit dhe Valës. PTK është ndërmarrje profitabile e cila buxhetit të Kosovës, i jep në forme të fitimit 280 milion euro, dhe është tatimpaguesi më i madh në Kosovë. Dilema është, sa do të shitet kjo kompani?\", ka deklaruar Shatri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2022

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Agjencia e Statistikave të Kosovës mban nesër takim konsultativ me Kryetar dhe përfaqësues të Komunave në Kosovë. (Hotel International Prishtina në Veternik, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 9:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizojnë tryezën e rrumbullakët për reformën në Administratën Publike. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Elvana Shala, ambasadore e vullnetit të mirë në Komisionin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ku do të diskutohet organizimi i kongresit botëror për personat me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjin për zhvillimin rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)   

- Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim mban konferencën për media në lansimin e fushatës “E Drejta për Ajër të Pastër - vrasësi i padukshëm NO2 -”. (Restorant “Rings” tek Sheshi ‘Nënë Tereza”, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale organizon tryezën e rrumbullakët lidhur me punën, të arriturat dhe sfidat e Qendrave për Punë Sociale’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës inauguron veprën e artit në hapësira publike “Never Say Never” të artistit të mirënjohur bashkëkohor Alban Muja, e që po realizohet me mbështetje të Komunës së Prishtinës dhe MB Office. (Parku “Adem Demaçi”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun dhe planin franko-gjerman. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

 - Organizata jofitimprurëse Code organizon takimin lançues “Ora e Kodit” e cila është hyrje 1 orëshe në shkenca kompjuterike e krijuar për të shpjeguar “kodimin”. (Shkolla “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, mbi publikimin e Raporteve: ‘‘Transparenca e Qeverisë’’ dhe ‘‘Transparenca në Ndërmarrjet Publike’’. (Hotel Sirius, ora 13:00)
 
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Vlerësimin e ndikimit në mjedis, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)