29 Mars 2024

75,2 milionë pasagjerë udhëtuan me Turkish Airlines në vitin 2018

Ankara, 11 janar - Në vitin 2018 kompania ajrore turke Turkish Airlines (THY) e rriti me afërisht 10 për qind numrin e pasagjerëve krahasuar me vitin e mëparshëm duke transportuar 75,2 milionë pasagjerë

Numri total i pasagjerëve të THY-së në periudhën janar-dhjetor 2018 është rritur me rreth 10% krahasuar me vitin e mëparshëm dhe ka arritur në 75,2 milionë dollarë.

Shkalla e përgjithshme e shfrytëzimit të vendeve (kolltukëve) për periudhën janar-dhjetor 2018 u realizua në 82 për qind, duke pësuar një rritje prej 3 pikë përqindjeje. Ndërsa shkalla e shfrytëzimit të kolltukëve në linjat e brendshme kapi nivelin e 81% duke u rritur me 3 pikë përqindjeje, në linjat ndërkombëtare shkalla e shfrytëzimit arriti në 85% duke u rritur me 1 pikë përqindje në krahasim me periudhën e kaluar.

Nëse heqim pasagjerët e tranzitit, THY ka shënuar një rritje të konsiderueshme, 12 për qind, në numrin e udhëtarëve të huaj.

Kurse transporti total i ngarkesave (kargo) dhe postës në vitin 2018 arriti në 1,4 milionë, ose 25 për qind më shumë krahasuar me vitin 2017.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)