20 Gusht 2019

300 mijë numrat e ish Z-mobile t'i kthehen Telekomit

Prishtinë, 30 korrik - Lëvizja e Vetëvendosje vlerëson së njoftim i sotshëm i Bordit të Telekomit të Kosovës se Kontrata me Dardafone.net, ish Z-mobile, nuk do të vazhdohet më tej është padyshim një njoftim i pritur prej kohësh.

"Në këto momente përveç përgëzimeve për punëtorët e Telekomit të Kosovës dhe sindikatën për organizimin e tyre, na duhet t’i bëjmë thirrje publike Bordit të Telekomit, përfshirë dhe Kryeshefin Ekzekutiv se:  Është urgjente të dërgohet lënda e plotë në Prokurori e edhe në Gjykata  me qëllim njohjen e dëmit të shkaktuar dhe dëmshpërblimint e Telekomit të Kosovës nga ish Z-mobile si dhe të marrë masat e plota nëpërjet zyrës së tyre ligjore për ndalimin e ekzekutimit të vendimit të padrejtë të arbitrazhit", thekson Vetëvendosje.

Po ashtu Vetëvendosje i bën thirrje Autoritetit Rregullativ (ARKEP) që sa më parë të ndërmarrë veprimet që 300 mijë numrat në përdorim të Z-mobile sa më parë t’i kalojnë efektivisht Valës, ashtu edhe siç i takojnë. Çdo ditë e zvarritjes së këtij procesi është vazhdim i dëmtimit të Telekomit.

Vetëvendosje konsideron se Çdo kërkesë e kompanisë Dardafone, për veprime apo kërkesa në fushën e telekomunikimeve të mos merret në konsideratë nga ARKEP për sa kohë që një seri lëndësh, raportesh, hetimesh janë duke u zhvilluar prej krimeve ekonomike deri tek Komisioni hetimor parlamentar në Kuvend.

Bordi i Telekomit dhe ARKEP janë përgjegjës që periudha e tranzicionit për numrat e ish Z-mobile të mos jenë në asnjë formë vegëz për çfarëdolloj keqpërdorimi të ri nga Dardafone.net.

"Çdo shtyrje apo keqpërdorim në disfavor të Telekomit të Kosovës lidhur me këto numra që i takojnë kësaj ndërmarrje i bën përgjegjës këta zyrtarë aktualisht në detyrë", thekson Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje! po e monitoron situatën në vijimësi dhe nuk do të ndalet derisa Telekomit t’i kthehet dëmi i shkaktuar nga Dardafone.net.

"Sot u arrit një fitore e madhe falë këmbënguljes së punëtorëve e qytetarëve në përgjithësi. Por ajo do të jetë e plotë kur Telekomit t’i kthehen fondet e tjetërsuara, prej ekzistencës së kësaj kontrate deri në ditën e sotme. Ne do të jemi këtu për t’u siguruar që kjo të ndodhë". vlerëson në fund Vetëvendosje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 gusht 2019 - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do ta takojë ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. (Holli i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 9:30)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën për gjendjen e prodhimit në Kosovë ku do të diskutohen rekomandimet ndaj Qeverisë së re rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit të prodhimit, me panelistë përfaqësues të bizneseve prodhuese në vend. (Hotel Sirius, ora 9:55)

- Në Gjilan fillon implementimi i programit “Shkollat e Shekullit 21”, i cili mbështetet nga Qeveria e Britanisë, i dizajnuar nga British Council. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Instituti Demokratik I Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit pilot mbi transparencën e kryeqyteteve evropiane, ku mes 27 kryeqyteteve evropiane është vlerësuar edhe Prishtina. (Salla e konferencave të KDI, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se festivalit të edicionit të 9-të të Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnokompleksi i fshatit Kukaj, ora 18:00)

- Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me me banorët e rajonit të Zhurit, Vërrinit dhe Vërmicës me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shkolla fillore në Zhur, ora 19:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Kino Armata te Sheshi, ora 20:00)