20 Prill 2024

Zuckerberg e pranon se Facebook-u ka probleme

New York, 5 janar - Mark Zuckerberg e pranon se Facebook-u ka probleme, ndreqjen e të cilave, siç thotë, e ka kthyer në sfidën e vet personale të vitit 2018.

Përmes një postimi në rrjetin social të krijuar prej tij, 33-vjeçari rrëfeu se kërkon që viti i porsahyrë të ndihmojë në përmirësimin e platformës së shtrirë në mbarë botën.

Facebook-u, u shpreh Zuckerberg, po bën shumë gabime në zbatimin e politikave të tij. Vitin e kaluar, gjiganti i mediave sociale u përball me një rrebesh kritikash për qëndrimin e mbajtur lidhur me heqjen e përmbajtjeve abuzive dhe komenteve ekstreme si dhe me pyetje të shumta që rrethojnë rolin e tij në përhapjen e lajmeve të rreme.

Muajin e kaluar, ligjvënësi konservator britanik Damian Collins, kryetar i Komitetit Parlamentar të Kulturës, Medias dhe Sportit, e akuzoi Facebook-un se nuk po bën praktikisht asnjë përpjekje për të ndihmuar hetimet mbi “fake neës” dhe ndërhyrjen e supozuar ruse në politikën britanike.

Komiteti i Çështjeve të Jashtme e fshikulloi dhe ai nga ana tjetër, së bashku me Twitter-in dhe Google-n, se po nxjerrin përfitime nga urrejtja që qarkullon në platformat e tyre.

Zuckerberg shpall për çdo vit, që prej vitit 2009, një sfidë personale. Ato të mëhershmet përfshijnë zotimin për të vizituar çdo shtet të Amerikës, për të mësuar gjuhën kineze e për të ndërtuar një sistem inteligjence artificiale për shtëpinë e tij.

Një prej çështjeve në të cilat premton të fokusohet më së shumti këtë radhë është mbrojtja e komunitetit nga abuzimet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)