24 Nëntor 2020

Zëvendësministri i teknologji së Shqipërisë vizitë në Kosovë

Prishtinë, 21 korrik - Dy zëvendësministrat e Ministrisë së Administratës Publike, Naim Fetahu dhe Amir Ahmeti kanë pritur sot zëvendësministrin Ministrisë për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit të Republikës së Shqipërisë, Visho Ajazi, të shoqëruar nga drejtori i Departamentit të Shqipërisë Digjitale, Sidrit Malevi.

Takimi u përqendrua në bashkëpunimin mes dy ministrive, të cilat kanë një sërë përgjegjësish të njëjta. Qeverisja elektronike, si një mundësi e mirë për modernizimin e sistemit të qeverisjes në të dy shtetet dhe procesi i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, u theksuan si fusha ku bashkëpunimi dhe këmbimi i përvojave është i nevojshëm dhe i domosdoshëm.

Zëvendësministri Fetahu ka shprehur mirëseardhjen për delegacionin shqiptar dhe ka vlerësuar se duke marrë modelet pozitive në mënyrë të ndërsjellë do të mund të identifikohen më lehtë sfidat që kemi në fusha të ndryshme, veçmas në resorët ku MAP-i dhe MITIK-ja kanë përgjegjësi të njëjta, si në fushën e e-qeverisjes, po ashtu edhe në aspektin e realizimit të procesit të regjistrimit të popullsisë, mungesa e të cilit është prej tre dekadash.

Zëvendësministri tjetër i MAP-it, z. Ahmeti, ka shprehur kënaqësinë për mundësinë  e bashkëpunimit dhe trajtimit të përbashkët të çështjeve konkrete, që lidhen me planifikimet afatgjata, por dhe me punën e përditshme të dy ministrive në fjalë dhe ka shprehur interesimin që ky bashkëpunim të thellohet në vazhdimësi.

 Fetahu dhe Ahmeti po ashtu e njoftuan homologun tyre edhe me misionin e përgjithshëm të MAP-it dhe me përgjegjësitë që kjo ministri ka dhe në fusha të tjera. 

Zëvendësministri i Ministrisë së ITIK-ut  në Shqipëri, nga ana e tij ka shprehur kënaqësinë për mundësinë e takimit dhe ka vlerësuar avancimin e Kosovës në aspektin e qeverisjes elektronike, me theks të veçantë mbulimin e Kosovës me fibër optik, si një element shumë i rëndësishëm për të bërë hapa të suksesshëm drejt përparimit të teknologjisë dhe komunikimit elektronik në të gjitha aspektet.

Ai njoftoi dy zëvendësministrat e MAP-it , se tashmë në Shqipëri po bëhet përmbyllja e kuadrit ligjor që mbështet krijimin e Shoqërisë së Telekomunikacionit.

Gjithashtu, theksoi interesimin e Qeverisë së Shqipërisë për të investuar në shkollimin dhe krijimin e gjeneratës së re të profesionistëve të së ardhmes në fushën e teknologjisë së informacionit. Zëvendësministri  Ajazi u interesua gjithashtu edhe për masat stimuluese që Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë për të ruajtur kapacitetet njerëzore në këtë lëmi, në institucionet publike.

Një takim i veçantë, në rrafshin profesional është realizuar po ashtu sot, midis drejtorit të Departamentit të e-Qeverisjes dhe Proceseve Administrative në MAP, z. Isa Krasniqi dhe drejtorit të Departamentit të Shqipërisë digjitale të MITIK, z. Sidrit Malevi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Nëntor 2020

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton të gjeturat e raportit për vendin të Komisionit Evropian për vitin 2020 në fushën e sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e Komitetit për Komunitete në komunën e Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 190-të i Këshillit Prokurorial. (Nëpërmjet video konferencës, ora 10:00)  

- Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me organizatën jo qeveritare “Ta Pastrojmë Kosovën”, do të lansojnë “T’i japim vendit ngjyra”.  (Këndi Olimpik, në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 10:30)


- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportonin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Kompaninë Regjionale të Ujitjes Drini i Bardhë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, nënshkruajnë Memorandum të Bashkëpunimit për Atashetë Kulturorë. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, shqyrton Ligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjareve të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)    

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon pritje për ekspeditën e xhudos, pas suksesit të arritur në kampionatin evropian të xhudos, të mbajtur javën e kaluar në Pragë të Republikës së Çekisë, ku Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka u stolisën me medalje të bronztë. (Zyret e KOK-ut, ora 11:45)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj. (Zyra e Kryetarit, ora 12:45 )

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin e Panelit për zgjedhjen e “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis, shqyrton rekomandimet nga BE-ja të planit për mbikëqyrjen e procesit integrues 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ors  13:00)

 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj vizitojnë  Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan. (Gjilan, ora 13:45)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Platforma ZOOM 5.0, ora 14:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj mbajn Konferencë për media. (Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Gjilan, ora 14:30)

 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz Limani, do bëjnë lansimin e projektit “Ndriçimi i Urës së Gurit”. (Pranë Urës së Gurit në Prizren, ora 18:00)