25 Prill 2024

YouTube ngarkohet 48 orë video çdo minutë

SHBA, 27 maj - Më shumë se 48 orë video ngarkohen çdo minutë në faqen e internetit mjaft të njohur për të gjithë, YouTube.

Faqja e shkëmbimit të videove raporton një rritje prej 37% për video të ngarkuara çdo minutë gjatë gjashtë muajve të fundit dhe 100% rritje nga viti i kaluar.

Kjo gjë ka shumë mundësi të ketë lidhje me kohën e rritur të ngarkimit dhe me zgjerimin e platformës së transmetimit të drejtpërdrejtë në YouTube.

YouTube gjithashtu ka kaluar 3 miliardë shikime në një ditë – 50% rritje krahasuar me vitin e kaluar, gjë e cila ka ndodhur fundjavën e kaluar.

YouTube i deklaroi këto statistika në një postim blogu të mërkurën, duke festuar ditëlindjen e gjashtë të saj (një ditëlindje disi e vonuar, meqenëse pjesa më e madhe e njerëzve mendon se është krijuar në shkurt).

Jemi të interesuar të shikojmë se si duken këto statistika në ditëlindjen e shtatë të YouTube-it, me futjen e shërbimit të marrjes së filmave me qira dhe të programeve partnerë më të sofistikuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)