28 Mars 2024

YouTube largon kufirin 15 minutësh

SHBA, 13 dhjetor - YouTube ka bërë të ditur se do të shpërblejë përdoruesit që bëjnë atë çfarë i thotë ajo.

Kompania përmes një postimi në blog gjatë ditës së djeshme se ka larguar kufizimin 15 minutësh për ngarkime të videove tek “përdorues të zgjedhur” që kanë “një histori të përcjelljes së YouTube Community Guidelines dhe rregullave të të drejtave autoriale”. Duket se ata që kanë shkelur rregullat gjatë së kaluarës do të jenë ende të kufizuar në 15 minuta.

YouTube nuk ka saktësuar se përdoruesit që janë sjellë mirë do të kenë numër të pakufizuar të kohës për ngarkimet e tyre, por ka thënë se nëse dëshirojnë që përdoruesit të ngarkojnë “përmbajtje origjinale, atëherë është një lojë fer pa marrë parasysh gjatësinë”, duke sinjalizuar se mund të ketë pakufi hapësirë për përdorues të këtillë.

YouTube ka cituar shërbimin e saj Video ID dhe Audio ID, që identifikon përdoruesit që kanë ngarkuar video me të drejta autoriale në këtë faqe, nuk do të kenë rastin të largohen prej kufizimit 15 minutësh.

Shërbimi Video ID dhe Audio ID punon duke pyetur autorët që kanë të drejta autoriale, që të ofrojnë faqe me video online me materialin referues që më pas e përdor për të bërë krahasimin me materialin e ngarkuar.

Ky shërbim mundëson që të përcaktohet më pas nëse ka shkelje dhe si dëshirojnë të veprojnë mbajtësit e të drejtave autoriale.

YouTube për herë të parë pati vendosur kufizim në vitin 2006, pas presionit prej kompanive që bartin të drejtat autoriale, dhe në atë kohë limiti ishte në 10 minuta për video. Ky limit nuk ndryshoi deri më herët kur kompania paralajmëroi rritjen e kufizimit në 15 minuta. /pcworldalbanian

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)