20 Prill 2019

YouTube heq dorë nga projekti televiziv

New York, 5 prill - YouTube hoqi dorë nga prodhimet televizive me buxhet të lartë, duke i lënë kështu fushë të lirë “Apple”, që sapo prezantoi shërbimin e ri streaming.

Vendimi, sipas Bloomberg, vjen si pasojë e rezultateve të dobëta krahasuar me pritshmëritë.

Në modelin e zgjedhur nga YouTube, prodhimet televizive me buxhet të lartë propozoheshin në episode pilote falas për këdo, ndërsa pjesa tjetër e episodeve ishin të disponueshme me pagesë për abonentët e YouTube Premium.

Nga ky vendim preken edhe spektakli “Overthinking with Kat & June”, si dhe seriali fantashkencë “Origin”. Nuk dihet fati i “Step Up: Hight Water”.

Sipas “Bloomberg”, pika kyçe e biznesit të platformës mbetet shitja e reklamave, përmes të cilave kompania ka fituar rreth 15 miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 prill 2019

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media! (Selia e Vetëndosje, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 10:00)

- Alternativa mban konferencën e radhës të partisë në të cilën prezanton të gjetura dhe rekomandime për gjendjen mjedisore në Kosovë. (Zyret e partisë Alternativa. ora 10:00) 

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Brigadës 136 Rugova, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, ora 11:00)

- Biznesi anëtarë në Odën e Afarizmit të Kosovës “Altera”, bën promovimin e librit të autorit Bashmir Xhemaj, “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”. (Libraria Altera në Prizren, ora 13:00)

- Shoqata Atlantiku mbanë konferencë përmbyllëse për media në të cilën përfaqësuesi i shoqatës Gani Shehu, do të pasqyrojë ngjarjet që kanë shënuar 20-vjetorin e ‘Batalionit Atlantiku’, mesazhin kyç dhe vizionin për angazhimet në të ardhmen. (Hotel Grand, ora 14:00)