29 Mars 2024

YouTube dhe Netflix ulin cilësinë e videove në Evropë

Bruksel, 20 mars - Platforma e filmave online Netflix dhe ajo e videove YouTube kanë vendosur të zvogëlojnë cilësinë e videove si pasojë e rritjes së përdorimit të internetit në vendet e Bashkimit Evropian (BE) pas përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19).

Netflix njoftoi se ka vendosur ta zvogëlojë shpejtësinë e bitëve për të gjitha transmetimet në Evropë në periudhë prej 30 ditësh, duke shtuar se parashikon që kjo masë të zvogëlojë për rreth 25 për qind trafikun brenda faqes në rrjetin evropian të internetit.

Ndërkohë, YouTube bëri të ditur se të gjitha videot brenda BE-së do të kalojnë në cilësinë standarde, me qëllim që të ulet presioni mbi rrjetin e internetit.

Masa vjen pasi më herët, komisioneri evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, kërkoi nga platformat digjitale të ulin definicionin e lartë (HD) në mënyrë që rrjeti i internetit të mos ndikohet nga rritja e përdorimit gjatë pandemisë së koronavirusit në Evropë.

Përdorimi i internetit është rritur në masë të madhe në Evropë ditëve të fundit pasi shumica janë izoluar nëpër shtëpi në kuadër të masave parandaluese kundër pandemisë COVID-19.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)