29 Mars 2024

Windows 7 shumëfish më i sigurt se XP

New York, 25 maj - Studimi i Microsoft-it tregon se versionet 64-bit të sistemeve operuese, janë më pak të ekspozuara ndaj infeksioneve sesa ato 32-bit.

Sipas raportit më të ri të Microsoft-it, ‘Security Intelligence Report’, Windows 7 është katër herë më pak i cenueshëm ndaj infeksioneve nga softuerët e rrezikshëm, në krahasim me Windows XP.

Studimi gjithëpërfshirës i Microsoft-it tregon se sistemi operues i ri i tyre, përkrah pakove të përshtatshme të servisimit, kanë ndjeshëm nivel më të ulët të infeksioneve, në krahasim me versionet e vjetra të sistemeve operuese, ndërsa Windows 7 dhe Windows Server 2008 R2, kanë rezultatet më të mira.

Në 1000 kompjuterë në të cilët ishin të instaluar sistemi operues 64-bit Windows 7, Microsoft ka gjetur mesatarisht 2.5 infeksione, derisa në versionin 32-bit, numri i infeksioneve ishte 3.8. Nga ana tjetër, Windows XP SP3 ka mesatarisht 15.9 infeksione në 1000 kompjuterë, derisa tek XP SP2 kjo shifër është 19.3.

Nga këto shifra, shihet se Windows XP, është për 4-5 herë më i dobët për nga numri i infeksioneve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)