16 Prill 2024

Windows 7 më e sigurtë se XP

New York, 17 maj - Microsoft ka deklaruar se Windows 7 OS është 5 herë më i sigurt se sistemi "i plakur" operativ Windows XP.

Sipas një raporti të lëshuar nga gjigandi i programeve kompjuterike, infeksionet malware të Windows 7 janë rritur më shumë se 30 për qind në gjysmën e dytë të vitit 2010.

Kompania tha se në këtë periudhë, edicioni 32 bit i Windows 7 kishte një infeksion mesatar prej 4 kompjuterash në 1,000. Ndërkohë shkalla e infektimit të edicionit 64 bit ishte 2.5 kompjutera në 1,000.

Windows XP service Pack 3 kishte një mesatare infektimi malware prej 15.9 kompjutera për 1,000.

Microsoft pranoi se edhe pse ka patur rritje në malware për Windows 7, kjo platformë është më e sigurtë se Windows XP dhe Vista.

Ndonëse nuk ka arsye që të mos besohen shifrat e Microsoft, kompania ka një interes vetjak në bindjen e përdoruesve për të kaluar nga Windows Xp në Windows 7.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)