07 Gusht 2020

Whatsapp nuk do të ofrohet më për telefonat e vjetër

New York, 10 dhjetor - Duke nisur që nga 1 shkurti, telefonat iPhone me versionin e iOS më të vjetër se 8 nuk do të suportojnë më Whatsapp, bashkë me telefonat Android me versionin 2.3.7 ose më poshtë.

Veç kësaj, Whatsapp nuk do të ofrojë më suport për të gjithë telefonat me sistemin “Ëindoës”, gjë që do ta bëjë dhe vetë Microsoft, në të njëjtën kohë.

Arsyeja është sepse versionet e reja të Whatsapp do të kenë gjëra që nuk janë ndërtuar për telefonët e vjetër, ndaj dhe nëse shkarkohet, Whatsapp mund të mos funksiononte normalisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Gusht 2020

 - Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës shqyrton planin operativ te punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:30)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 10:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora