25 Prill 2024

USAID ofron mbrojtjen e pronës intelektuale të kompanive të TI-së

Prishtinë, 26 tetor – Kompanitë e Tekologjise Informative (TI) në Kosovë tani mund të përdorin një udhëzues specifik që është hartuar për t’i ndihmuar ata të mbrojnë pronën e tyre intelektuale gjatë shitjes së produkteve softuerike.

‘Udhëzuesi për kontratat e pronës intelektuale’ është zhvilluar nga Programi për Ndërmarrje Private në Kosovës (KPEP) i USAID-it.

USAID-i e zhvilloi ‘Udhëzuesin për kontratat e pronës intelektuale’ si një mjet që do t’i ndihmojë profesionistëve të TIK që t’i mbrojnë krijimet e tyre, duke i kuptuar proceset rregullative që ekzistojnë, dhe duke i plotësuar hapësirat përmes kontratave të hartuara me kujdes.

Udhëzuesi do t’i japë besim që prona intelektuale është e sigurt nga përdorimi i paautorizuar. Lidhur me këtë, manuali po ashtu do të shërbejë për trajtimin e mungesës së kornizës ligjore të të drejtave solide të pronës intelektuale (IPR) në Kosovë.

“Prona intelektuale është një institucion i cili i mbron vlerën ekonomike të krijimeve  – siç janë veprat specifike të artit, librat, muzika dhe softuerët kompjuterik. Ajo i mbron inovacionet dhe krijimet me Patentë, Markë, Fshehtësi të profesionit dhe të Drejtën autoriale” tha Luljeta Plakolli, hartuese e udhëzuesit.

Udhëzuesi për PI, në mënyrë të qartë dhe gjithëpërfshirëse e paraqet kornizën ligjore për mbrojtjen e PI-së në Kosovë, si dhe realitetet e implementimit të kësaj për bizneset në Kosovë.

Mandej ky i ndihmon biznesit të TI-së për hartimin e kontratave të veta me blerësit e pronës intelektuale dhe me punëtorët që e krijojnë atë në emër të kompanisë, ashtu që hapësirat në ligj të plotësohen për mbrojtje adekuate të kompanive Kosovare.

“E drejta për mbrojtje të pronës intelektuale është qenësore për shtytjen e inovacionit në sektorin e TIK-ut të Kosovës. Pos kësaj, sektori i shërbimeve të TI-së është një prej sektorëve me zhvillim më të shpejtë në industrinë e TIK-ut në Kosovë, duke punësuar gjeneratën e re të profesionistëve kompjuterikë të Kosovës.

Kompanitë për zhvillimin e softuerëve do të kenë më shumë stimulime për zhvillimin e zgjidhjeve të reja dhe inovative kur ata të sigurohen që produktet e tyre do të jenë të mbrojtura nga piratëria dhe falsifikimi,” tha Mark Ëood, Drejtor i KPEP-it.

Me zhvillimin ekonomik në tani Kosovën e pavarur prioritet i qartë, janë zgjidhjet praktike si kjo e udhëzuesit për PI, të cilat kërkohen për problemet që ende nuk janë rregulluar me reforma ligjore dhe rregulla.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)