19 Mars 2024

Uplift Albania, një akselerator Evropian për startupet inovative të rajonit

Tiranë, 9 tetor - Ashtu si ekonomia në përgjithësi, komuniteti i startupeve në Shqipëri ka hasur vështirësi të gjejë hapësirën e nevojshme për tu rritur dhe zgjeruar.

Startupet shqiptare të shndërruara në kompani dhe që kanë arritur njohje dhe sukses ndërkombëtar janë të pakta me qasjen tradicionale ndaj biznesit që mbetet predominuese në Shqipëri.

Ngjarje si gara mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards janë parë si një mundësi reale për ato pak startupe të cilat kërkonin njohje të aspiratave të tyre të merituara dhe potencialit inovativ shqipfolës.

Në mbështetje të këtij misioni, shtëpia botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë ICTSmedia do të shndërrojë në realitet një akselerator rajonal falë një bashkëpunimi të ngushtë me SOVVA si organizator cila vjen me një eksperiencë të gjerë në këtë fushë dhe do të transferojë ekspertizën e saj për dy grupet e para ndërsa SlovakAid do të ofrojë mbështetjen financiare për këtë projekt.

Uplift Albania do të vihet në funksion të mbështetjes së vazhdueshme të ekosistemit të inovacionit dhe startupeve në Shqipëri. Uplift është një akselerator i njohur në Sllovaki dhe Evropën Qendrore organizuar për të mbështetur dhe zhvilluar ekosistemin e inovacionit dhe startupeve në Sllovaki. Tashmë do të jetë edhe në Shqipëri falë eksperiencës dhe partneritetit të gjerë të ICTSmedia.

Akseleratori është një mundësi e artë për bizneset që duan të rriten në kapacitete dhe vlerë dhe është i hapur për startupet më premtuese në Ballkan.

Akseleratorët një shans i artë për suksesin e startupeve

Për sipërmarrësit e rinj në kërkim të një mbështetjeje, programet e akselerimit janë mundësi efektive për të siguruar resurset e nevojshme si investime graduale, mentorship që ofron feedback efektiv dhe një hapësirë pune dhe rrjet mundësish me sipërmarrës dhe figura të industrisë.

Një mundësi e tjetër janë ditët e prezantimit “demo-day” të cilat jo vetëm që sigurojnë vëmendje nga njerëz të shquar të industrisë por edhe vlerësim sesa joshës është modeli i biznesit por edhe perspektiva e tij.

Uplift Albania do të mbështesë startupin fitues përgjatë një programi kompleks 4 mujor akselerimi me workshope, sesione rrjetëzimi, trajnim të dedikuar biznesor dhe mentorim 1-në-1.

Startupet do të kenë akses në 50+ ekspertë të industrisë dhe sipërmarrës të suksesshëm në Evropë si dhe akses në investitorë Ballkanik në ditën e prezantimit Uplift Day.

Deri në 50,000 euro investim për startupin më të mirë

Uplift nuk investon në mënyrë direkte në kompani por nëse bëheni pjesë e tij mund të siguroni deri në 50,000 euro investim përmes partnerëve ose 3,000 euro çmim për ekipin më të mirë.

Falë partnerëve programi i akselerimit me vlerë mijëra euro për një ekip nuk do tu kushtojë asgjë startupeve për tu regjistruar si dhe pa ndryshuar asgjë në pronësinë e kompanisë.

Startupet do të përfitojnë hapësira pune, angazhim me kohë të plotë në program në Tiranë dhe potencial për të monetizuar dhe rritur biznesin ndërkombëtarisht.

Uplift Albania është ajo çfarë startupi juaj ka pritur

Aplikimet janë të hapura deri më 3 Nëntor 2019 në orën 23:59. Më 9 Nëntor do të mbahet bootkampi i përzgjedhjes ndërsa më 11 Nëntor nis zyrtarisht programi i akselerimit për startupin e përzgjedhur.

Në fokus janë startupet të cilat kanë potencialin për të ndërtuar dhe rritur biznesin ndërkombëtarisht. Startupet me MVP dhe me një shtrirje si konsumatorët e parë, partnerë, apo abonentë do të përbëjnë avantazh.

Më 18 Janar 2020 do të bëhet vlerësimi i progresit ndërsa më 20 Janar do të jetë dita e prezantimit Demo-Day.

Mjafton të plotësoni formularin online në https://uplift.al/apply-now/ brenda afateve ndërsa për çdo informacion dhe detaj të mëtejshëm do të kontaktohen nga organizatorët.

Kandidatët e listës së ngushtë do të do të kenë shansin të flasin më shumë rreth startupit përballë mentorëve dhe partnerëve. Në fund do të përzgjidhen mes 6 deri në 8 startupe të cilat do të marrin pjesë në program.

Rreth Uplift

Uplift organizohet nga CIVITTA Slovakia dhe Impact Hub Bratislava në Sllovaki për të mbështetur dhe zhvilluar ekosistemin e startupeve dhe inovacionit. Është një markë e njohur në ekosistemin Sllovak të startupeve dhe zgjedhja numër 1 mes startupeve në fazat e para.

Uplift Albania do të sillet falë bashkëpunimit të SOVVA si organizator dhe ICTSmedia. SOVVA do të ndihmojë ICTSmedia të startojë dy grupet e para të UPLIFT. SlovakAid mbështet financiarisht projektin.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)