19 Prill 2024

UNDP dhe UNV mbështesin Kuvendin e Kosovës me mjete dixhitale

Prishtinë, 25 nëntor - Pandemia COVID-19 ka sjellë një valë të re të transformimit dixhital, duke rritur nevojën për transferim të shpejtë në teknologjitë dixhitale. Institucionet në mbarë botën vazhdimisht po u drejtohen zgjidhjeve dixhitale për punën dhe operacionet e përditshme.

Distancimi fizik si një nga masat parandaluese për përhapjen e pandemisë, së bashku me kapacitetin e kufizuar teknik po sfidojnë aftësinë e institucioneve për të kryer plotësisht detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

Edhe institucionet e Kosovës u janë drejtuar teknologjive dixhitale në mënyrë që të provojnë të kontrollojnë përhapjen e virusit. Përkundër pandemisë, Kuvendi i Kosovës duhet të vazhdojë të ushtrojë mandatin e tij legjislativ edhe pse në rrethana shumë të vështira.

Pikërisht për këtë arsye Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Zyra e Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara (UNV) kontribuan në forcimin e infrastrukturës dixhitale të Kuvendit të Kosovës duke dhuruar pajisjeve për video-konferenca (licencën e Zoom dhe CISCO Webex).

Mbështetja me këto mjete do të mundësohen takime dhe iniciativa te tjera virtuale, në mënyrë që Kuvendi i Kosovës të vijojë funksionet administrative dhe të vazhdojë ti mbaj të informuar qytetarët.

Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP, vuri në dukje rëndësinë e teknologjisë dixhitale në kohë të pandemisë: “Transformimi dixhital ka kaluar nga të qenit një opsion në një prioritet. Shpresojmë që dhurimi i këtyre mjeteve dixhitale të ndihmojë Kuvendin e Kosovës në këtë rrugëtim dixhital dhe të forcojë kapacitetet e tij”.

Znj. Arberie Nagevci, Nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, në fjalën e saj falënderoi UNDP dhe UNV për mbështetjen e tyre gjatë pandemisë duke theksuar se: “Mjetet dixhitale do të kenë një rëndësi të madhe në forcimin e infrastrukturës dixhitale të Kuvendit dhe do të na mundësojë të mbajmë takime virtuale përfshirë takimet e presidencës, sfida me të cilat jemi përballur që nga fillimi i pandemisë".

Ky kontribut u financua nga “The UN COVID-19 Response and Recovery Multi-Partner Trust Fund (COVID-19 MPTF)”, i lansuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, për të ndihmuar në tejkalimin e krizës shëndetësore dhe zhvillimore të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)