18 Prill 2024

UBT Kosova - Robots rrëmbeu kupën e Evropës

Prishtinë, 6 maj - Për tre ditë më radhë në Universitetin për Biznes dhe Teknologji  (UBT),  në Prishtinë,  u zhvillua Gara Evropiane e Robotëve që luajnë futboll “EUROBY 2011”, dhe sot më saktësisht  më 6 maj 2011 u zhvillua  edhe  ndeshja e fundit - finalja.

 Në  finale u ndeshen dy ekipe  si  “UBT Kosova- Robots”, që e  përfaqësoi  Kosovën dhe ekipi ” Austro”   përfaqësues për  Austrinë.

Ndaj “UBT Kosova -  Robots”,  në finale e  mposhti  ekipin mysafire   “Austron”  me rezultat 3: 2 ,  dhe ekipi kosovar  u shpallur  fitues  i  Evropës në Futbollin për Robotë

Kjo ndeshje është zhvilluar në  të ashtuquajturën  ligë e madhe ose “EX tendet middle” . .

Presidenti  i  UBT-së, Prof. Dr.  Edmond Hajrizi është shprehur kënaqur me mbarëvajtjen e këtij evropiani si dhe me suksesin e ekipit kosovar.

Po ashtu Kushtim Dragusha –Kapiteni i ekipit kosovare tha se arritja më e madhe është  fitorja e ekipit ndaj “Austro”,  ekipi i cili është në treshen  e  ma të  mirëve në botë.

Në garë morën  pjesë ekipe nga shtete të ndryshme, me traditë në fushën e robotëve, ndërsa Republikën e Kosovës  e përfaqësoi  ekipi “UBT-Kosova- Robots”.

Gara u organizua nën patronatin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Po ashtu, sponsor i garës është edhe kompania “Ipkofundacion”.

Të përkujtojmë edhe njëherë se gara në fjalë është organizuar dhe zhvillua  në Universitetin për Biznes dhe Teknologji UBT, Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)