27 Prill 2024

Twitter vlen 4 miliardë dollarë

SHBA, 30 janar - Injeksioni i fundit financiar i investitorëve, vlerën e Twitter-it e ka ngritur në 4 miliardë dollarë. Këto janë të dhëna të kompanisë SharesPost, bursës alternative në të cilën të interesuarit blejnë dhe shesin aksionet pronë e kompanive private.

Twitter gjatë janarit ka marrë investime në vlerë 300 milion dollarë, ndërsa në këto investime udhëheq kompania ‘Kleiner Perkins Caufield & Byers’.

Prapë, kapitalizmi tregtar i Twitter-it sipas disa transaksioneve të fundit private, mund të jetë rreth 6 miliardë dollarë dhe është fakt se vlera e përgjithshme e kësaj kompanie, vazhdimisht po rritet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)