20 Prill 2024

Twitter do t’i bëjë publike informatat prapa reklamave politike

New York, 25 tetor - Zyrtarë nga rrjeti social Twitter, kanë thënë se do ta bëjnë më të lehtë për njerëzit që të shohin se kush është prapa reklamave politike, pas presionit për reklamat e sponzorizuara nga Rusia në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, vitin e kaluar.

Sipas Twitter, ata do të vendosin etiketa në reklamat me përmbajtje politike, me informata se kush është prapa atyre reklamave.

Ky njoftim erdhi vetëm një muaj pasi rrejti social Facebook, i kishte bërë publike informatat se kush fshihej pas reklamave politike që ishin parë nga shumë njerëz.

Të dyja kompanitë, kanë pranuar se janë shfrytëzuar nga operativët në Rusi, në përpjekje për të ndikuar tek votuesit në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në SHBA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)