08 Mars 2021

Twitter bllokon llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA

New York, 21 janar - Kompania Twitter ka bllokuar llogarinë e Ambasadës së Kinës në SHBA, pasi kishte postuar përmbajtje që mbronte politikat e Kinës në rajonin Ksinjiangut.

Vendimi i Twitter vjen një ditë pasi administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, e përcaktoi politikën e Pekinit ndaj pakicave etnike dhe fetare në këtë rajon si "gjenocid".

"Ne kemi ndërmarrë veprime bazuar në shkeljen e politikës sonë kundër çnjerëzimit", tha një zëdhënës i Twitterit. "Ne ndalojmë çnjerëzimin e një grupi bazuar në fenë, etninë, moshën, aftësinë e kufizuar, sëmundjen e rëndë ose origjinën", tha zëdhënësi.

Llogaria e Ambasadës Kineze në fillim të këtij muaji postoi një cicërimë në të cilën thuhej se gratë ujgure nuk ishin më "makina për të bërë fëmijë", duke cituar një studim të raportuar nga gazeta e mbështetur nga shteti, China Daily.

Postimi u hoq nga Twitter, i cili e zëvendësoi atë me një etiketë ku thuhej se nuk ishte më në dispozicion. Twitter fsheh postimet që përbëjnë shkelje të politikave të tij.

Një ditë para përfundimit të mandatit presidencial të Donald Trump, administrata e tij deklaroi se Kina po kryen "gjenocid dhe krime kundër njerëzimit" me trajtimin e saj ndaj ujgurëve etnikë dhe njerëzve të tjerë kryesisht myslimanë autoktonë në rajonin e Ksinjiangut.

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se të paktën 1 milion ujgurë etnikë dhe njerëz të tjerë kryesisht myslimanë në Ksinjiang janë detyruar të futen në kampe internimi, megjithëse Pekini këmbëngul se objektet janë "qendra të arsimit profesional" që synojnë të ndihmojnë njerëzit të largohen nga terrorizmi dhe të integrohen në shoqëri.

Vetë Twitter është bllokuar në Kinë, por diplomatët e vendit dhe media shtetërore shpesh e përdorin këtë platformë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Mars 2021

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit I.L. për vepren penale 'Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti merr pjesë në aktivitetin “Shënimi i 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”, me ç’rast do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike  2021 – Masa 4, Faza e dytë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore të rajonit të Mitrovicës që kanë kontribuar në luftën kundër pandemisë COVID-19. (Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëhet publikimi i raportit “Pasuria e (pa)ndarë - Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:30)

- Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojë para ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)  

- Universiteti ''Kadri Zeka'' do të shënojë 8 vjetorin e themelimit! (Ambientet e Universitetit në Gjilan, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas mbahet marshi “Marshojmë s’festojmë kundër patriarkatit që vret”,  (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)  

- Shoqata e Gastronomëve organizon marsh protestues në të cilin do të kërkojnë hapje totale për bizneset. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 14:00)

 

- Grupi I çiklizmit “Marakli t’Biciklave” për nder të ditës së gruas - 8 MARSI organizon eventin e radhës Marsho dhe çiklo që do të mbahet nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit të Kosovës - Prishtinë. (Sheshi ''Zahir Pajaziti'' në Prishtinë, ora 14:00)

- OJQ “ETEA” dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë bashkëbisedim me temën “Mësuesia ndër vite”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 16:00)

- Qendra e Artit dhe Komunitetit organizon mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi - çdo ditë është 8 mars”. (Teatrin Kombëtar në Prishtinë, ora 19:00)