16 Korrik 2020

Trump kërcënon me mbyllje platformat e mediave sociale

New York, 28 maj - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump njoftoi se do të bëjnë rregullime ligjore ose do t'i mbyllin platformat e mediave sociale për të cilat besojnë se po ndërhyjnë në zgjedhje.

Pas diskutimit për etiketën "verifikoni informacionin" që ai pati me rrjetin social Twitter, Presidenti Donald Trump kritikoi platformat e mediave sociale sërish nga llogaria e tij në Twitter.

Duke mbrojtur qëndrimin se platformat e mediave sociale kanë bërë përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016 dhe se kanë dështuar në këtë drejtim, Presidenti Trump tha se ato janë duke bërë përpjekje të ngjashme edhe në zgjedhjet që do të mbahen këtë vit.

“Republikanët mendojnë se platformat e mediave sociale po përpiqen të heshtin zërat konservatorë. Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë, ose do të bëjmë rregullime të forta për këto platforma ose do t'i mbyllim ato”, bëri të ditur Trump.

Media sociale Twitter e kishte shtuar etiketën “verifikoni informacionin” në disa postime të Presidentit Trump.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2020

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me miratimin e deklaratës politike në mbështetje të riafirmimit të vlerave të UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës. (Shtëpia e kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me inspektorët e tregut do të vizitojë disa operator ekonomik për të parë nga afër zbatueshmërinë e masave anti COVID-19. (MTI, ora 10:45)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Fushë Kosovës ku do te takohet me kryetarin Burim Berisha. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Objekti i AKSP-së në Vushtrri, ora 11:00)

- ADMOVERE e të mbështetur nga KFOS publikon promovimin e raportit "Sfidat e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë gjatë pandemisë Covid-19". (Zyret e ADMOVERE-s në Ulpianë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetari i Komunës se Fushë Kosovës Burim Berisha vizitojn lokacionin e Muzeut të Natyrës tek Pishat, mbi fshatin Bardh i Madh. (Bardh i Madh, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Edukim dhe Kulturë “Libart” dhe “Bibliotekës Qarkulluese”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Lagjja “Dardania”, ora 15:30)

- Mbahet dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2021 për banorët e lagjeve I, II,II,IV dhe V të qytetit të Rahovecit. (objekti i Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni”,  ora 19:00)