18 Janar 2020

Toshiba tërheqë laptopë

Tokio, 6 shtator - Toshiba raporton për tërheqjen e afro 41.000 laptopëvë në nivel global për shkak të problemeve të mundshme me nxehjen e tyre. Problemi paraqitet tek laptopët e serisë T130, të shitur nga gushti i vitit të kaluar deri në muajin gisht të këtij viti.

Në mesin e modeleve të përfshira janë Toshiba Satellite T135, T135D e Satellite ProT130, e problemi nuk qëndron tek bateritë por në konektorin e tensionit.

Sipas kompanisë, laptopët problematik janë të prirë të nxehen në zonën e adapterit të konektorit të tensionit, që mund të shkaktojë djegie trupi tek përdoruesit apo të dëmtojë vet laptopin.

Deri më tani janë paraqitur 129 raste të nxehjes, të cilat në raste të caktuara mund t;i parandalojë përditësimi i BIOS-it. Në rastet kur përditësimi i BIOS-it nuk bën punë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2020 - Federata e Futbollit e Kosovës do të fillojë projektit zhvillimor “Elite Youth Development Programme U15”, i cili do të realizohet në të gjitha regjionet. (Fusha e mbuluar “Prince” në lagjen Arbëri në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”. (Qendra “BogdaniPolis”, Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”.  (Qendra “Bogdanpolis” në Prishtinë, ora 10:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës 'Dodona' shfaq premierën për fëmijë “Fjalët magjike” nga Alba Loxha e në regji të Shkurtë Aliut e cila trajton nevojën e përdorimit të fjalëve magjike: “më fal”, “të lutem”, “faleminderit” etj., nga fëmijët. (Teatri Dodona, ora 12:00)