16 Korrik 2018

Testohet rrjeti 5G

Stokoholm, 27 qershor - Fundi i këtij viti do të shënojë hapat e parë të instalimit të rrjetit të shumë-pritur celular, që njihet si 5G, i cili ofron qasje më të shpejtë në internet.

Në mes të provave për gatishmërinë e këtij rrjeti janë edhe hulumtuesit nga universitetet “Lund” dhe “Bristol” në Suedi. Synimi është që shpejtësia prej 1 gigabit për sekondë, të jetë mesatarja normale për pajisjet në rrjetin 5G.

Në kampusin e universitetit Lund në jug të Suedisë gjendet laboratori i parë në botë për testimin e rrjetit 5G.

Profesori Fredrik Tufvesson merret me hulumtimet në Universitetin Lund.

“Kemi laboratorin e parë që kryen prova në kohë reale për dërgimin dhe marrjen e të dhënave masive, ku demostrojmë se kjo teknologji aktualisht funksionon në mjedise të zakonshme dhe se mund të vihet në zbatim.”

Në një ndarëse të madhe janë montuar 144 antena individuale. Dy telefona celularë të bashkangjitur mbi tuba portativë, ku secili është i lidhur me tela në bazën e stacionit, imitojnë katër përdorues të ndryshëm duke transmetuar të dhënat e tyre në stacionin bazë.

“Bazuar në të dhënat e marra në stacionin bazë, ne mund të llogarisim dhe ndajmë përçimin e ndryshëm të të dhënave”, thotë profesori Tufvesson.

Gjatë provave laboratorike vitin e kaluar, hulumtuesit arritën të regjistrojnë shpejtësi 20 herë më të lartë se rrjeti i sotëm 4G.

Pas provave në laborator, tani po testojnë aftësitë e teknologjisë kur përdoruesit janë në lëvizje.

Studenti Erik Bengtsson në një dhomë aty pranë po kryen teste të tjera.

“Në njërën anë kemi mbi 200 antena dhe 128 në krahun tjetër. Synimi është që të transmetojmë sinjalin shumë shpejt mes të gjitha antenave dhe masim trasmetimin nga një antetë tek tjetra. Kështu mund të masim karakteristikat e dhomës dhe si reagon sinjali në bazë të madhësisë së dhomës.”

Në dhomën tjetër të provave, profesori Tufvesson tregon përfitimet që teknologjia 5G do të sjellë për industrinë.

“Industrive do t’u mundësohet përdorimi i aplikimeve të reja me pengesa më të pakta në rrjet dhe siguri më të madhe. Këto janë dy gjëra të nevojshme për të arritur nivelin tjetër të lidhjeve celulare, për përdorim të plotë në lëmin industrial.”

Shpresa është që rrejti 5G të ndihmojë në rritjen përdorimit të teknologjisë për pajisjet në internet, duke ofruar infrastrukturën e nevojshme për shkëmbime të dhënash në sasi të larta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Korrik 2018 - Përkujtohet 20 vjetori i rëniës se dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bashkim Kerolli dhe Adem Ademi. Te vendi i quajtur Rrasa e Zogut të kufiri Shqipëri - Kosovë, ora 10:00 - nisja behet nga fshati Polac, ora 8:00)  

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të shqyrtohet projektligji për lirinë e asociimit në Organizata Joqeveritare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit te impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në fshatin Mramor. (Bregu lindor të Liqenit të Badocit pranë fshatit Mramor, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësues të projektit të GIZ-it gjerman dhe nxënës nënshkrues të peticionit për ngritjen e kapaciteteve në arsim. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të shqyrtohet projektligji për Produkte të Ndërtimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosvës organizon takim me delegacionin e organizatës prestigjioze “The Heritage Foundation”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, me rastin e blerjes së automjeteve multi funksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë nga Qeveria e Kosovës për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma Adem Jashari në Prishtinë, ora 16:00)