13 Dhjetor 2019

Të rinjtë janë fuqia më e madhe konkurruese e Kosovës

Prishtinë, 25  janar - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj sot ka vizituar “j Coders Akademy”, ku është njoftuar me punën që po bëhet në këtë shkollë të edukimit e në fushën e teknologjisë dhe invovacionit.

Më këtë rast z. Beqaj ka takuar fëmijët që marrin edukimin në fushën e teknologjisë informative, bashkë me pronarët e shkollës, të cilët i ka përgëzuar për punën  dhe afinitetin e tyre për teknologjinë dhe inovacionin.

Nga këtu Ministri Beqaj ka thënë se e ardhmja ekonomike e vendit është rinia e cila dinë mirë sistemin dhe gjuhën e kodimit, si dhe rina që teknologjinë e fut në sistem ekonomik.

Ai e falënderoj nga këtu edhe ICK për kontributin e veçantë në nisjen e hapave të parë kësaj shkolle.

“Ne besojmë se fuqia më e madhe konkurruese janë fëmijët dhe të rinjtë të cilët duhet të edukohen dhe trajnohen mirë dhe të jenë në hap me kohën. Kjo është e ardhmja e zhvillimit të Kosovës, sepse si rrallë vende të botës kemi shumë të rinj të cilët janë të trajnueshëm, të cilët janë të mençur dhe të cilët janë para shumë sfidave që do të ballafaqohen”, tha z. Beqaj.

Ndërsa pronarja e “j Coders” Arta Shehu e falënderoi Ministrin Beqaj për vizitën e bërë dhe prezantoi punën që bënë shkolla në edukimin e fëmijëve në fushën e teknologjisë informative.

“Qëllimi ynë kryesorë është nxitja e të rinjve në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, me qëllim që gjeneratat e reja të punojnë më shumë në krijimin e zgjidhjeve praktike në fushën e teknologjisë.

“j Coders” ju ofron fëmijëve plan program i cili i përkrahë në fushën e robotikës dhe në mësimin e gjuhëve programuese, si dhe ndërtimin e aplikacioneve mobile”, tha Ata Shehu, njëra ndër pronarët e “j Coders”.

Ministri Beqaj ditëve të fundit po viziton kompani dhe institucione që merren me teknologjinë informative dhe inovacione, më qëllim të ofrimit të mbështetjes institucionale në avancim të inovacioneve dhe rritjes së efikasitetit të shërbimeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 dhjetor 2019 - Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë hapjen e ekspozimit dhe promovimit të prodhimeve vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror organizon konferencë nacionale për të diskutuar për situatën e strehimit familjar në Kosovë, për të arriturat, sfidat dhe planet e ardhshme për të zhvilluar me tutje këtë shërbim për fëmijët pa përkujdesje prindërore. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale organizon takim vjetor informues për përfaqësuesit dhe personat përgjegjës të ndërmarrjeve që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin e lëndëve minerare, përpiluesit e plan-programeve të hulumtimit, përpiluesit e projekteve gjeologjike dhe të shfrytëzimit. (Salla e madhe në ndërtesën e Ministrisë së Administratës Publike, ora 10:00)

- Instituti Columbus organizon tryezë diskutimi me temë "Efekti i korrupsionit tek qytetarët: Diskutimi i fondit për trjatimin e pacientëve jashtë institucioneve publike të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon konferencë informuese për zhvillimin e sektorit privat ku do të behet edhe ndarja e mirënjohjeve për “Ndërmarrjet me të suksesshme të vitit 2019”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Demokraci Plus në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer organizon konferencën lidhur me Procesin e Berlinit dhe obligimet për Sundim të Ligjit dhe Mirëqeverisjen. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Ministrinë e Mbrojtjes, për të shënuar  një vjetorin e miratimit të tri Ligjeve, Ligjin për Forcën e Sigurisë, Ligjin për Shërbimin në FSK dhe Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes. (Ministria e Mbrojtjes, ora 11:00)

- Komuna e Istogut organizon diskutim publik me qytetar për projekt rregulloren komunale për taksa, ngarekesa dhe gjoba. (Ndërtesa e Komunës së Istogut, ora 11:00)

- Ekipi i Kombëve të Bashkuara në Kosovë së bashku me Klubin Ndërkombëtarë të Prishtinës  organizon panairin e festave të fundvitit. (Ndërtesa e Termokiss në Dardani, ora 12:00)

- Nxënësit finalistë nga e gjithë Kosova të klasave 3-12 do të konkurrojnë në garën e katërtë vjetore Po-e-Zë. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 12:00)

 - Muzeu Kombëtar i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës me fotografi 'Bukuria e betonit' nga autori Etienne Rémond. (Muzeu Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri në detyrë Haradinaj, në përvjetorin e rënies së dëshmorit dhe heroit Mujë Krasniqi, bën homazhe dhe vendos kurora lulesh te shtatorja e heroit. (Klinë, ora 13:00​)

- Hapet panairi “Punimet artizanale përtej kufijve” i organizuar për nder të festave të fundvitit, në kuadër të projektit ndërkufitar Kosovë - Maqedoni Veriore, “Ndërtimi i konkurrencës përmes bashkëpunimit dhe inovacionit: Qasja në tregjet e eksportit për produktet artizanale’’. (Restorant ‘’Planet’’ në Gjilan, ora 14:00)

- Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezë diskutimi me temë: “Ligjërisht (t’pa) diplomuar?” e cilan mbahet me qëllim të diskutimit rreth problemit të verifikimit të diplomave të studentëve të cilët kanë ndjekur studimet pranë Bartësve Privatë të Arsimit të Lartë. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Projekti Climate 4 Change, i cili mbështetet nga Ambasada Norvegjeze dhe nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizon një debat politik - publik në të cilën do të diskutotohet për klimën. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 17:00)

- Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, organizon një pritje e cila si qëllim ka promovimin e djathit të Sharrit. (Rezidenca e Francës në Arbëri, ora 17:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon shfaqjen e dokumentarit “Java Kundër Korrupsionit 2018”.  (Modelarium i Fakultetit te Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, ora 18:00)