13 Korrik 2020

Suedia aktivizon teknologjinë 5G

Stokholm, 25 maj - Kompania suedeze e telekomunikacionit, Tele2, njoftoi se për herë të parë ka kaluar në rrjetin 5G të qasshëm për qytetarët.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Anders Nilsson, tha në një deklaratë se stacionet bazë 5G janë aktivizuar në kryeqytetin Stokholm, si dhe në qytetet Göterborg dhe Malmö.

Nilsson tha se përdoruesit që kanë telefona të gjeneratës së re, duke filluar nga qershori, do të jenë në gjendje të përdorin shërbimin 5G pa paguar shtesë.

"Shumica e telefonave aktualë nuk janë të përshtatshëm për teknologjinë 5G", tha ai.

Sipas tij, kompania që drejton është operatori i parë që filloi me përdorimin e rrjetit 4G për herë të parë në Suedi.

"Pas dhjetë vjetësh, ne gjithashtu u bëmë të parët në Suedi që aktivizuam rrjetin 5G në përputhje me standardet globale dhe po e lëshojmë atë në përdorim”, shtoi Nilsson.

Teknologjia 5G parashikohet të arrijë dhjetë herë nivelin e transferimit të të dhënave në krahasim me teknologjinë e gjeneratës së katërt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Korrik 2020 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e hap fushatën e korrje-shirjeve. (Fushata e korrje-shirjeve nis në mes të fshatave, Livoq i Poshtëm dhe Velekincë, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt do të vizitojë kompaninë “SOWI KOSOVA” në Bajgorë të Komunës së Mitrovicës. (Bajgorë - Mitrovicë, ora 11:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Salla e Kuvendit, ora 14:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti raporton në Kuvendin e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)