05 Gusht 2020

Studentët e UP-së krijojnë ueb hartë informuese për shpërndarjen e koronavirusit

Prishtinë, 24 mars - Studentët e programit “Gjeodezi” në kuadër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë krijuar ueb hartën që do t’i ndihmojë qytetarëve në informim të saktë dhe në kohë reale për dukurinë e shpërndarjes së pandemisë COVID-19 në vendin tonë.

Duke pasqyruar të gjitha qytetet e Kosovës, ueb harta e lansuar në ueb faqen zyrtare të UP-së tregon numrin e saktë të qytetarëve të prekur nga ky virus.

Asistenti i lëndës, Milaim Sylka, tha që me anë të kësaj harte, duan të japin kontributin e tyre për qytetarët, duke i informuar në mënyrë praktike e të thjeshtë për shpërndarjen e pandemisë në vendin tonë.

“Qëllimi i krijimit të një ueb-harte të këtillë me studentët e gjeodezisë është pasqyrimi apo komunikimi i një dukurie që ka të bëjë me mjedisin tonë hapësinore tek një lexues apo përdorues i saj” tha Sylka.

Ueb-harta është realizuar gjatë ligjëratave virtuale në kuadër të lëndës "Ueb Hartografi" në programin baçelor të drejtimit “Gjeodezi”, të udhëhequr nga prof. dr. Bashkim Idrizi.

Kjo hartë është krijuar duke u bazuar në softuerë me burime të hapura (open source). Hartën mund ta gjeni duke klikuar këtu ose në ballinën e ueb faqes së UP-së: www.uni-pr.edu

Në situatën aktuale të krijuar nga pandemia e koronavirusit, Universiteti i Prishtinës bënë thirrje që të respektohen me përpikëri vendimet zyrtare për mbrojtje nga COVID-19, duke pasur kujdes të shtuar drejt mbrojtjes së shëndetit të vetvetes, familjes dhe shoqërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe USAID-Programi për Drejtësi Komerciale do të mbajë forum virtual me temë 'Ekonomia gjatë pandemisë COVID-19. Si do të ndihmojë Gjykata Komerciale?'. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit voton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe diskuton lidhur me Raportin e Punës së Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit Prokurial të Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Grupi i Aktorëve të Prishtinës mban konferencën për media e cila organizohet me rastin e adresimit të kërkesës se aktoreve në Drejtorinë e Kulturës në Komunën  e Prishtinës, për krijimin e trupës artistike të Teatrit të qytetit në Prishtinë. (Para Komunes te Prishtines, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton planin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:30 - Nisja për media nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00) - anulohet për shkak të kushteve atmosferike