28 Mars 2024

Steve Jobs prezanton iPhone4

San Francisco, 9 qershor - Nga skena e WWDC 2010 në San Francisco, administratori i kompanisë Apple, Steve Jobs ka prezantuar krijesën më të fundit të shoqërisë që drejton prej vitesh.

Bëhet fjalë për telefonin iPhone 4 që cilësohet si një ekzemplar i rrallë pasi ka 58 % të përdorimit të browser, android 22,7% dhe Ram 8%. 9,3 mm dhe 24% më i lehtë se iPhone 3GS, kamer ballore, ekran 3.5 polësh, 326 pixel për pol dhe rezolucion 960x640.

Jobs zbuloi gjithashtu se brenda këtij telefoni ndodhet cipi A4 i përdorur për iPAD-in. Bateria e fuqishme mban deri në 10 orë për lidhjet wi-fi, 10 orë video, 40 orë muzikë dhe 300 orë telefonata.


Aktualisht telefoni mund të blihet vetëm në tregun amerikan, ndërsa në 24 qershor edhe në 5 vende të tjera. Gushti do “liberalizojë” shitjen e iPhone 4 edhe në 24 vende. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)