23 Prill 2024

Steve Jobs, një “rockstar” i teknologjisë

SHBA, 22 shkurt - Në industrinë e teknologjisë ka me mijëra kompani. Cdo gjë që na rrethon në botën moderne është rezultat i punëve kërkimore, shpikjeve dhe teknologjisë, por impakti i teknologjisë kompiuterike dhe celulare ka qenë i jashtëzakonshëm në përcaktimin e ritmit të jetës sonë.

Prej disa muajsh në gazetat më të rëndësishme të botës një lajm zë vend në faqet e para herë pas here. Lajmi është i njëjtë dhe në çdo rast që botohet ky lajm interesimi i pjesës më të madhe të botës është po aq i madh. Bëhet fjalë për një njeri me emrin Steve Jobs dhe gjendjen e tij shëndetësore.

Spekullimet filluan 5 vite më parë, kur ky zotëri deklaroi publikisht që kishte një lloj kanceri në pankreas jo shumë të rrezikshëm.

Por kush është Steve Jobs dhe pse teshtimat e tij ngrenë kuriozitetin e gjysmës së botës?

Steven Paul Jobs lindi në San Fransisko të SHBA, jetim i birësuar në vitin 1955. Arsimimi i tij nuk shkon përtej gjimnazit dhe një semestër fakultet, por në moshën 21-vjeçare ai, bashkë me 3 shokë, themeluan kompaninë APPLE.

Në fillim prodhonin kompiutera të rinj me pjesë të përdorura, por pas pak kohësh doli në pah delli krijues i Steve Jobs dhe me këtë bota pa “Macintosh”-in, kompiuterin e parë personal komercialisht të suksesshëm.

Në gjithë karrierën e tij ky njeri ka bërë mbi 230 shpikje të ndryshme të certifikuara me patentat përkatëse.

Nga koha kur flinte në konvikte dhe mblidhte kanaçe në kuptimin e parë të fjalës dhe deri sot, ai ka arritur të krijojë një pasuri personale që vlerësohet 6.1 miliardë dollarë.

Një nga karakteristikat e këtij njeriu enigmatik është pasioni dhe vizioni i tij për teknologjinë funksionale por edhe shumë estetike në të njëjtën kohë. Por, karizma e tejkaluar ka krijuar si ndjekës ashtu dhe kritikë.

Lajmi i fundit mbi shëndetin e tij qarkulloi vetëm pak ditë më parë dhe lajmëronte se pronarit gjenial të Apple i kanë mbetur dhe diçka më pak se 6 javë jetë.

Fakti është që aktualisht ai është me raport mjekësor dhe ditët në vijim do të na tregojnë më shumë për njeriun që bashkë me shumë pak të tjerë i kanë dhënë formë botës moderne ku jetojmë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)