01 Dhjetor 2021

Sot mbahet edicioni i 10-të të festivalit të teknologjisë “KosICT”

Prizen, 22 tetor - Sot dhe nesër në ambientet e “ITP Park” në Prizren do të mbahet konferenca më e madhe në rajon në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit.

Sivjet është viti i 10-të i organizimit të konferencës më të madhe të teknologjisë në rajon KosICT10.

Qëllimi kryesor i KosICT është që të mbulojë tema të ndryshme që lidhen me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, që janë në trend global dhe kanë ndikuar në industrinë tonë.

KosICT promovon sektorin e TIK-ut në Kosovë dhe në rajon duke theksuar përvojat e shumë folësve ndërkombëtarë, rajonalë dhe lokalë në dy skenat e festivalit ku do të flitet për tema më gjenerale dhe motivuese rreth zhvillimeve të reja në sektor dhe KUTIA Skena e zhvilluesëve, ku do të flitet për tema më teknike dhe të rejave të fundit nga aspekti i zhvilluesëve softuerik.

Përveç fjalimeve dhe paneleve tematike që do të jenë pjesë e skenave të KosICT-së, festivali do të pasurohet edhe me aktivitete tjera, secila me fokus të veçant në theksimin e ekosistetimit të plot të TIK-ut në vendin tonë.

Hapja e festivalit do të bëhet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, ambasadori Gjerman në Kosovë z. Joern Rohde dhe mysafirë të tjerë diplomatik.

Disa prej këtyre aktiviteteve do të jenë: Innovation Fair, panairi i kompanive Start-up I cili organizohet në partneritet me ICK, takime të shumta B2B dhe matchmaking në mes të kompanive vendore dhe atyre ndërkombëtare të organizuara nën frymën e Enterprise Europe Network (EEN), rrjeti më i madh biznesor në Europë, këndi i Future Developers (Zhvilluesve të rinj) i mbeshtetur nga VIGAN ku fëmijët e moshave 6 deri 16 do të prezantojnë projektet e tyre, panairi i kompanive vendore të TIK-ut të cilat e kanë hap rrugën për zhvillimin e këtij sektori, e aktivitete të tjera të shumta.

Në përmbyllje të festivalit, hapësirë do t’i ipet komunitetit të gamers (lojëtarëve), ku janë planifikuar 2 turnire në lojëra elektronike, i pari një turnir në Counter Strike: Global Offensive, ku do të ndeshen ekipet e krijuara nga kompanitë e TIK-ut në vend dhe fituesi do të përzgjedh një kauzë bamirësie për të cilën do të dhurohet shpërblimi I mbledhur në formë monetare, ndërsa turniri i dytë do të u dedikohet ekipeve profesionale të sportit elekronit DOTA 2 nga vendi dhe rajoni ku 3000 EURO do të ndahen si shpërblime për 3 vendet e para.

Gjatë 9 edicioneve te kaluara të konferencës, më shumë se 9500 pjesëmarrës të sektorit të TIK patën rastin te dëgjojnë dhe mësojnë gjëra të reja nga ekspertët e fushave aktuale si: Digital Transformation, the future of Nearshoring/Outsourcing, Entrepreneurship, IoT; Crowd Funding, Open Innovation etj.

Festivali i Teknologjisë KosICT-së organizohet nga STIKK e fuqizuar nga USAID Compete, ndërsa sponsor gjeneral i komferences është ITP Prizren
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 dhjetor 2021 - Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe OJQ Të Drejtat e Grave organizojnë diskutimin për manipulimin mendor dhe keqtrajtimin psikologjik si elemente të dhunës në familje. (Hoteli Emerald, ora 9:45)
    
- Bëhet betimi i kryetarit të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe nënshkruhen deklaratat  solemne për marrjen e detyrës nga anëtarët e Kuvendit të komunës. (Salla e Kuvendit të komunës në Deçan, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ku do të bëjnë betimin anëtarët e Kuvendit dhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 10:00)
    
- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për shkak të mos aprovimit të kërkesave për lirim të masave. (Te ish-Rilindja, kompleksi III nr. 42, ora 12:00)
    
- Grupi Parlamentar i AAK-së, në Kuvendin e Kosovës mban tryezën me temën: Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekononomik. (Salla N – 506, ora 13:00)
    
- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime (SIT), bën lansimin e platformës: Ofrimi i shërbimeve online dhe fizikisht për kryerësit e veprave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë, ora 14:00)

- Galeria 17 me mbështetjen nga Swiss Cooperation Office në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës organizojnë ngjarjen Dinner party/ Make me coffee make me a sandwich, në kuadër të ekspozitës së kuruar nga Natalija Vujošević. (Galeria 17 rruga Henrik Bariç, nr.10, ora 18:00)

- Mbahet hapja zyrtare e edicionit të dytë të Festivalit “Art Without Limit International Film Festival”. (Kino Armata, ora 18:00)

- Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës organizojnë hapjen e ekspozitës vjetore të anëtarëve të Asociacionit të artistëve vizual të Kosovës. (Galeria e Artëve të Kosovës, ora 19:00)