19 Prill 2024

Sony Ericsson prezanton modelin W8

Helsinki, 6 maj - Siç është paralajmëruar më herët, Sony Ericsson ka prezantuar telefonin e tij të parë të mençur Walkman, i cili punon në sistemin operues Android.

Bëhet fjalë për pajisjen nga kategoria e ulët Smartphone, i cili ngjan shumë me modelin ekzistues Xperia X8 dhe pritet të ketë një çmim konkurrues.

Sony Ericsson W8 ka ekran me diagonale 3 inç dhe rezolucion 320×480 piksel dhe do të punojë në versionin Android 2.1. duke marrë parasysh se bëhet fjalë për telefon muzikor, Sony Ericssson W8 vjen edhe me kufjet stereo MH410, ndërsa nga karakteristikat e tjera, duhet veçuar kamerën 3.2 MP, me të cilën mund të xhirohen edhe video VGA, por nuk ka kamerë të përparme për videobisedë.

Ky telefon punon me procesorin 600MHz, ka memorie prej 168MB RAM dhe mbështetje për WiFi, HSDPA dhe Bluetooth.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)