24 Prill 2024

Siria lejon përdorimin e faqeve elektronike

Damask, 10 shkurt - Përdoruesit e internetit në Siri thonë se ata mund të lidhen direkt në faqet elektronike si Facebook dhe YouTube për herë të parë në tre vjet. Më parë, përdoruesit duhet të përdornin lidhje alternative për të patur qasje në këto faqe interneti.

Qeveria siriane nuk ka komentuar mbi keto zhvillime por aktivistët pro teknologjisë dhe sipërmarrësit në atë vend thanë se një kërkesë për të lejuar qasje në faqe elektronike kishte mbërritur tek kompanitë që ofrojnë sherbimet.

Një këshilltar pranë Sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton tha përmes Twitter sot se Washingtoni e mirëpret “lëvizjen pozitive” të Sirisë për t’i dhënë popullit lidhje direkte për Facebook dhe Youtube. Këshilltari i Departamentit të Shtetit Alec Ross tha se kjo lloj lirie e re mund të vejë përdoruesit në rrezik duke patur parasysh mungesat e lirive të tjera të të shprehurit dhe të grumbullimit.

Ky zhvillim në Siri vjen pas kryengritjeve popullore kundër qeverive në Tunizi dhe Egjipt.  Grupet opozitare në Siri përdorën faqet elektronike për të bërë thirrje për demostrata të premten dhe të shtunën e kaluar, por forcat siriane të sigurisë u dislokuan jashtë parlamentit dhe protestat nuk u zhvilluan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)