16 Korrik 2018

Shpiket pajisja për të penguar vjedhjen nga kartat e kreditit

Florida, 26 qershor - Disa hakerë vjedhin numrat e kartave të kreditit gjatë operacioneve online, të tjerë vjedhin direkt nga karta, kur klienti e përdor kartën në bankomat.

Shërbimi Sekret Amerikan thotë se këto vjedhje përllogariten në mbi një miliard dollarë çdo vit. Një grup studentësh nga Universiteti i Floridës po punojnë për të krijuar një pajisje që mund të ndalë këtë lloj aktiviteti kriminal.

Kartat e reja të kreditit kanë një çip elektronik që e bën të vështirë vjedhjen e fondeve, por shumë prej tyre kanë edhe një shirit magnetik që bën të mundur përdorimin e tyre në makina të vjetra në dyqane që ende nuk kanë modernizuar sistemin. Në këto dyqane llogaria e përdoruesit është në rrezik:

“Kartat e kreditit futen në pajisjen përkatëse për të bërë pagesën. Në këto raste, vetëm një pajisje për leximin e kartës duhet të jetë në përdorim,” thotë profesori i Universitetit të Floridës, Patrick Traynor.

Keqbërësit lidhin pajisjen e tyre të leximit të kartës me pajisjen e dyqanit dhe kur klienti fut kartën për të paguar, lexuesi i dytë regjistron gjithë informacionin për të krijuar një kopje ekzakte.

Kjo lloj vjedhjeje është mjaft e përhapur sidomos në qytete të mëdha si Nju Jorku, ku vetëm katër hetues punojnë për të zbuluar pajisjet e paligjshme të lidhura me bankomatët.

Tani një pajisje e re mund t’ua bëjë punën më të lehtë. Studentë të Universitetit të Floridës, nën udhëheqjen e profesorit Patrick Traynor kanë shpikur “Zbuluesin e Hajdutit Dixhital”.

“Jemi të gëzuar që po krijojmë diçka që do ta luftojë këtë krim,” thotë një student.

Shpikja e re ka një kartë elektronike me përmasa dy herë më të mëdha se karta e rregullt e kreditit, e vendosur mbi një kuti me ekran elektronik. Kur përdoret tek bankomati, ajo tregon nëse është e pranishme një pajisje tjetër për leximin e të dhënave të kartës.

“Teknologjia e tyre është mbresëlënëse, po ashtu edhe imagjinata që dëshmojnë studentët me këtë pajisje për të zbuluar hajdutët dixhitalë,” thotë James Lilla, hetues i krimit financiar në Nju Jork.

Aktualisht kostoja për këtë pajisje shkon në rreth 50 dollarë, por ekipi kërkimor thotë se po përpiqen ta bëjnë më të lirë, në mënyrë që të jetë e disponueshme per çdo pjesëtar i forcave të rendit, jo vetëm nga ekipet e specializuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Korrik 2018 - Përkujtohet 20 vjetori i rëniës se dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bashkim Kerolli dhe Adem Ademi. Te vendi i quajtur Rrasa e Zogut të kufiri Shqipëri - Kosovë, ora 10:00 - nisja behet nga fshati Polac, ora 8:00)  

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të shqyrtohet projektligji për lirinë e asociimit në Organizata Joqeveritare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit te impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në fshatin Mramor. (Bregu lindor të Liqenit të Badocit pranë fshatit Mramor, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësues të projektit të GIZ-it gjerman dhe nxënës nënshkrues të peticionit për ngritjen e kapaciteteve në arsim. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të shqyrtohet projektligji për Produkte të Ndërtimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosvës organizon takim me delegacionin e organizatës prestigjioze “The Heritage Foundation”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, me rastin e blerjes së automjeteve multi funksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë nga Qeveria e Kosovës për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma Adem Jashari në Prishtinë, ora 16:00)