26 Prill 2024

Shfrytëzuesit e Internet Eksplorer në rrezik

SHBA, 3 shkurt - Kompjuteri gjigant “Microsoft” lëshoi paralajmërim “kritik” deri tek 900 milonë shfrytëzues të Internet Eksplorer, për shkak se në sistemin Windows është gjetur gabim, të cilin potencialisht munden ta shfrytëzojnë hakerë për të arritur deri te të dhënat personale.

Ky gabim nuk ndikon mbi kërkuesit e Firewoks, Googl chrom dhe Safari, pasi që për dallim nga Internet Eksploreri, këta nuk përmbajnë MHTML datotekë, në të cilat në të vërtetë fshihet problemi.

“Microsoft” nuk precizoi saktë se për çka bëhet fjalë, vetëm se i ashtuquajturi bag në sistemin Uindous ndikon mbi të gjitha versionet, të cilët e përkrahin këtë kërkues interneti – Windows XP (SP3), Windows Vista, Windows 7, Windows Sercer 2003 dhe Windows Server 2008 (R2).

“Tani për tani nuk është e njohur se ky gabim është keqpërdor kundër dikujt”, deklaroi zëdhënësja e “Microsoftit”, Angela Gan, por shtoi se është e mundur hakeri i potencuar të bëjë një dispensë, e cila përmes këtij gabimi, përderisa jeni në Internet, i mbledh të dhënat personale, mejlet dhe të tjerat.

Duke pasur parasysh se gabimi është në vetë sistemin Uindous largimi i saj nuk është kaq i thjeshtë, ndërsa si zgjidhje e përkohshme nga gjiganti softuer dhanë peç (patch) i cili do ta parandalojë dispensën, përderisa dikush tenton të depërtojë në kompjuterin tuaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)