29 Mars 2024

Shefi i iPhone largohet nga kompania Apple

SHBA, 11 gusht - Drejtuesi i lartë i Apple i cili mbikëqyri zhvillimin e të shumë përfolurit iPhone 4 do të largohet nga kompania.

Mark Papermaster ka qenë koka departamenteve ingjinierike të iPhone dhe iPod që prej vitit 2009 kur erdhi nga kompania IBM.

Largimi i tij besohet të ketë lidhje me problemet me antenën që ka iPhone 4. Kompania Apple mund të mos komentojë arsyet e largimit, madje as nëse është larguar vetë apo është shkarkuar.

Menjëherë pas publikimit të iPhone 4, gjatë muajit qershor, zotëruesit e parë raportuan menjëherë për ndërpreeje të bisedave telefonike. Celulari humbte sinjalin në momentin që mbahej në një mënyrë të caktuar. Në momentin që dora mbulonte pjesën e antenës metalike iPhon-i humbte plotesisht ose pjeserisht sinjalin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)