17 Qershor 2019

SHBA, prodhohet arma që qëllon 5 plumba njëherësh

New York, 8 janar - Një prodhues armësh në Shtetet e Bashkuara te Amerikës ka tërhequr vëmendjen e ushtrisë amerikane.

Martin Grier ka krijuar një pushkë që kombinon pesë plumba në një tytë të vetme. Me pak fjalë, tyta ka pesë vrima dhe mund t’i qëllojë njëherësh.

Por jo vetëm kaq. Arma e re është edhe më e lehtë për t’u mbajtur, për t’u qëlluar e madje për t’u pastruar, duke sjellë një risi të vërtetë në këtë fushë.

Ben Grier, vëllai i Martinit dhe bashkëpronar i kompanisë “L5” që prodhon armën, tha se ushtria amerikane ka kërkuar ta testojë, ndaj ata po punojnë për një model të ri të nivelit ushtarak.

Grier është në të gjashtëdhjetat. Ai nuk ka shërbyer në ushtri, por është rritur mes armëve dhe tornove. Ai thotë se në gjithë këto vite, armët kanë qenë pak a shumë njësoj, ndaj kjo mund të jetë risia e parë në dekada.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 qershor 2019

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Prizrenit me pikën e vetme të rendit të ditës në lidhje me kërkesën për pezullim të financimit të klubit të futbollit "KF Liria" dhe formimin e një komisioni prej 5-7 anëtarëve nga ana e Kuvendit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Drejtorja e USAID-it në Kosovë Lisa Magno viziton Ministrin e Shëndetësis dhe takohet me Ministrin Uran Ismailin. (Ndërtesa e Ministrisë së shëndetësisë, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj vizitojnë Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. (Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ora 10:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor te lapidari i dëshmorit Basri Canolli - Shpendi në fshatin Marec të Komunës së Prishtinës. (Fshati Marec, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike mban dëgjim publik për Projektligjin për Diasporën. (Ndërtesa e Kuvendit,C-405, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën për media. (Ndërtesa e Kuvendit te Kosovës, kati III, para sallës C301, ora 12:30)

- Mbahet ushtrimi gjithëpërfshires, ku do të simulohet një aksident ajror dhe do të reagohet në perputhje me standardet e Agjencionit Evropian per Siguri ne Aviacion. (Terminali i Aeroportit  "Adem Jashari", ora 14:30)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Ambassadori Kosnett do të flasë me rastin e përmbylljes së programit Lidershipi Transformues - Bursat dhe Partneritetet. (Hoteli Emerald, ora 17:30)