20 Shtator 2019

SHBA nisin hetimet ndaj Facebook-ut SHBA,

New York, 27 mars - Komisioni federal amerikan i Tregtisë njoftoi të hënën se po heton lidhur me praktikat e kontrollit të privatësisë nga ana e gjigandit të medias sociale, Facebook.

Vendimi vjen pas raportimeve se të dhënat personale të dhjetëra miliona përdoruesve të Facebook-ut u kompromentuan nga kompania britanike e profilizimit të votuesve “Cambridge Analytica”.

Njoftimi i agjencisë së konsumatorëve i uli çmimet e aksioneve të Facebook-ut me 2 për qind të tjera, pasi një rënieje prej 14 për qind javën e kaluar që e uli vlerën në treg të kompanisë me 90 miliardë dollarë.

Agjensia federale normalisht nuk i njofton hetimet e saj, por ajo e konfirmoi nisjen e hetimit pas disa raporteve në shtyp javën e kaluar.

Shefi i përkohshëm i zyrës së mbrojtjes së konsumatorit Tom Pahl tha se: “Agjencia federale është plotësisht e përkushtuar të përdorë të gjitha mjetet e saj për të mbrojtur privatësinë e konsumatorëve."

"Në krye të tyre qëndron zbatimi i veprimeve kundër kompanive që dështojnë të respektojnë premtimet e tyre lidhur me privatësinë, përfshirë një marrëveshje të përbashkët amerikano-evropiane mbi privatësinë, ose që angazhohet në akte të padrejta që shkaktojnë dëmtime të konsiderueshme për konsumatorët në shkelje të garancive ligjore për mbrojtjen e konsumatorëve amerikane”, tha ai.

Praktikat e privatësisë në Facebook janë vënë në pikëpyetje në të dy anët e Atlantikut, pas zbulimeve se kompania “Cambridge Analytica” kishte marrë informacion të fshehtë rreth përdoruesve të Facebook-ut nga studiuesi britanik Alexsandr Kogan, i cili ishte autorizuar nga gjigandi i medias sociale për të mbledhur të dhënat si pjesë e një studimi akademik.

Kogan krijoi një aplikacion në të cilin 270 mijë përdorues të Facebook-ut ofruan informacione rreth vetes së tyre. Në tërësi, për shkak të lidhjeve të gjera të miqve në facebook dhe bashkëpunëtorëve të 270,000 përdoruesve të faqes së internetit, 50 milionë përdoruesve të Facebook-ut mund t’ju jenë komprometuar të dhënat e tyre personale.

Britania ka hapur një hetim ndaj kompanisë “Cambridge Analytica” si dhe ka konfiskuar të dhëna nga selia e saj në Londër.

Ministrja gjermane e drejtësisë Katarina Barley u takua të hënën me zyrtarë të Facebook-ut. Ajo bëri thirrje për rregulla dhe ndëshkime më të rrepta për kompani si Facebook-u.

Vetë gjigandi i medias sociale tha të hënën se mbetet "tejet i vendosur" për të mbrojtur informacionet e njerëzve dhe se do t'i përgjigjet pyetjeve të Komisionit amerikan Federal të Tregtisë.

Të dielën shefi i Facebook-ut Mark Zuckerberg u kërkoi falje përdoruesve për "shkeljen masive të besimit" nga kompania e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shtator 2019 - Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit“, dorëzon në Gjykatën Kushtetuese për herë të gjashtë dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës, respektivisht kërkesat, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Mbahet konferenca e parë për shtyp nga Kryesuesja e Misionit e Bashkimit Europian per monitorimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon ngjarjen “Pesë fjalimet për Qëndrueshmëri – Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”. (Amfiteatri i Biblotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Caritasi Zvicerran organizon ceremoninë zyrtare me rastin e shënimit të 20 vjetorit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në Panairin e punësimit në Prizren. (Palestra sportive në Prizren, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon konferencë për media, ku do të prezentohen aktivitetet e planifikuara të cilat do të zhvillohen për Ditën e Pastrimit të Botës. (Zyret e Let's Do It në Pejton, rruga "Pashko Vasa", ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon zhvillon aktivitetin "Ngasja e çiklizmit - knaqesi dhe shendet". (Amfitetari sheshi "Zahri Pajaziti", ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e pestë në kuadër të Forumit FOL Hapur me Fatmir Limaj, Kandidat për Kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD. (Lëvizjes FOL, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica. (Restorant Skandinavia, Koshtovë - Mitrovicë, ora 13:00)

- Filmi ZANA me regji te Antoneta Kastrati, nominimi i Kosoves për Oscars, pas premieres boterore ne festivalin e madh te Torontos shfaqet per gazetar në Cineplexx Kosove. (Cineplexx, Albi Mall,  ora 13:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti merr pjesë në përvjetorin e TV Mitrovica. (Mitrovicë, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në venien e gurthemelit te palestrës sportive në Dragash. (Dragash, ora 14:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me rininë e LDK-së në Gjilan. (Shtëpia e Rinisë, Gjilan, ora 16:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Gushavc. (fshati Gushavc, Mitrovicë, ora 17:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me gratë e Gjilanit. (Teatri e qytetit, ora 17:30)

- Zhvillohet defileu u grupeve që marrin pjesë në Festivalin Ballkanik të Folklorit. (Nisja nga shkollfa fillore “Selman Riza” përgjatë rrugës “Dardania”, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Zhabar. (fshati Zhabar, Mitrovicë, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim mobilizues. (Mitrovicë, ora 19:00)

- Fillon edicioni i III-të i Festivali Ballkanik të Folklorit në të cilin do të marrin pjesë Ansamble dhe grupe nga: Shqipëria, Kroacia, Bullgaria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. (Ambientet e Shkollen fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ora 19:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Vushtrri. (Vushtrri, ora 21:00)