18 Prill 2024

SHBA heq dorë nga projekti i fluturimit në Hënë

Uashington, 13 shkurt - Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat 40 vjet më parë dërguan njeriun e pare në Hënë, heqin dorë nga projekti i nisjes në satelitin e Tokës për shkak të mungesës së fondeve.

Në projektbuxhetin prej 3 trilion e 800 miliard dollarësh të përgatitur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama dhe të paraqitur për t’u votuar nga Senati, bëhet fjalë edhe për mbylljen e programeve të dërgimit të njerëzve në Hënë.

Për të mbyllur një hapje prej 1 trilion e 600 miliard dollarë shteti po ul shpenzimet në disa fusha. Presidenti Obama anuloi programin e filluar nga presidenti i mëparshëm Xhorxh Bush i cili kishte planifikuar udhëtimin në Hënë të njerëzve deri në vitin 2020.

Programi me harxhime prej miliona dollarësh kishte planifikuar realizimin e fluturimeve në Hënë dhe në planetin e kuq Mars. Nga aspekti i komenteve të reja, fluturimi i parë ndërkombëtar i tregtisë në orbitën e Tokës planifikohet të bëhet para vitit 2015.

Një nga ndërprerjet më të rënda të bëra në punimet hapësinore ku përfshihet dhe udhëtimi në Hënë, gjatë luftës së ftohtë ishte bërë simboli i fuqisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në projektbuxhet paraqitet mbështetja ndaj NASA–s, Zyrës së shërbimeve ajrore dhe hapësinore të Amerikës në prodhimin e mjeteve të cilat do të mbajnë astronautë për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Presidenti i cili e ka lënë mënjanë projektin hapësinor planifikon të bëjë një ulje taksash në vlerën 100 miliard dollarë për aplikimet në punësimin e punonjësve.

Në buxhet shihet një rritje rekord në harxhimet për sigurinë dhe mbrojtjen. Në buxhetin e paraqitur në Kongres nga Obama, buxheti i mbrojtjes me një vlerë prej 708 miliard dollarë përbën harxhimet më të mëdha të bëra ndonjëherë për mbrojtje në historinë e Amerikës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)