02 Qershor 2020

SHBA dhe Britania paralajmërojnë kundër sulmeve kibernetike që përdorin koronavirusin

Washington, 8 prill - Agjencitë e intelegjencës të SHBA-së dhe Britanisë lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën paraljmërojnë në dukurinë gjithnjë e më të shpeshta kibernetike të cilat përdorin pandeminë globale të koronavirsuit (COVID-19) si karrem.

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare dhe Qendra Kombëtare britanike e Sigurisë Kibernetike theksuan se kriminelët dhe një grup që paraqet "kërcënim të vazhdueshëm" po përpiqen të transmetojnë softuerë të dëmshëm "ransomware" dhe "malware" që lidhen me pandeminë COVID-19.

Më tej shtohet se një shembull përfshin e-mailat që vijnë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Ndërkaq, shembujt e tjerë janë ato të përpjekjeve të vjedhjes së identitetit që duken sikur vijnë nga Microsoft ose kompani të tjera të teknologjisë, mjetet e të cilave shpesh përdoren nga njerëz që punojnë nga shtëpia.

Deklarata thekson se nuk kanë hasur në një rritje të përgjithshme të krimit kibernetik, por është gjithnjë e në rritje përdorimi i kërcënimeve me qëllim të keq që përfshijnë temat e lidhur me COVID-19.

Më 11 mars, OBSH përhapjen e virusit e shpalli "pandemi globale". Përveç Evropës, OBSH ka shpallur Shtetet e Bashkuara epiqendrën e re të pandemisë së koronavirusit, e cila u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar në qytetin kinez Wuhan. Më shumë se 83.400 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në gjithë botën, dhe më shumë se 1.440.000 raste janë konfirmuar globalisht, sipas të dhënave nga Universiteti amerikan Johns Hopkins. Deri më tani janë shëruar më shumë se 305.000 njerëz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)