18 Prill 2024

Së shpejti promovim i platformës “Google TV”

SHBA, 29 nëntor - Brenda fundit të vitit “Google” do ta lansojë platformën e saj “Google TV”, e cila do të mundësojë shfaqje të të gjitha ueb shërbimeve në aparatin televiziv, bëri të ditur drejtori ekzekutiv i kompanisë Erik Shmit.

Sipas Shmit, në fillim, platforma e re do të jetë në shërbim vetëm në tregun amerikan, por në fillim të vitit 2011 “Google TV” do të mund të shfrytëzohet edhe në mbarë botën.

Me këtë platformë shfrytëzuesit do të mund të surfojnë në internet përmes ekraneve televizive, njëlloj sikur këtë tani e bëjnë përmes kompjuterëve të tyre. Alternativa e këtillë është e mundësuar falë navigatorit special të bazuar në sistemin operativ “Krom”.

Për surfim përmes televizorit do të shfrytëzohet një telekomandë speciale e punuar nga kompania “Loxhitek”, ndërsa ektziston edhe opsioni për shfrytëzim të sistemit drejtues me zë. Këta drejtues do të duhet të paraqiten në treg gjatë vitit të ardhshëm.

“Google TV” nuk do të jetë bazë e veçantë, siç është rasti me “Apple TV”, por platforma drejtpërdrejt do të instalohet në aparatet televizive. Televizorin e parë me “Google TV” të instaluar do ta prodhojë kompania “Sony”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)