28 Mars 2024

Samsung zgjeron linjën premium të makinave larëse

Seul, Kore, 9 janar - Samsung Electronics Co., Ltd. njoftoi sot futjen e risisë së makinave larëse me teknologjinë revolucionare QuickDrive.

Duke iu përgjigjur kërkesave të konsumatorëve, Samsung ka prodhuar lavatriçe që punojnë me performancë dhe shpejtësi më të lartë.

Domethënë, makinat e reja larëse krahasuar me modelet e mëparshme Samsung, janë deri në 35 për qind më të shpejta dhe do të ekspozohen në CES Consumer Electronics Show në Las Vegas nga 9 deri në 12 janar 2018.

Milenianët janë duke blerë shtëpi dhe banesa më shumë se kurrë ndonjëherë dhe për këtë grup blerësish dixhital, është shumë e rëndësishme sigurimi i pajisjeve shtëpiake që përfshijnë teknologji kuptimplote dhe të personalizuara për të përmirësuar jetën e tyre.

Teknologjia e re QuickDrive™ është më e reja në linjën e produktit, duke përfshirë lavatriçe me presion të lartë activewash™, lavatriçe të përparme AddWash™ dhe komplete FlexWash + FlexDry, që përbëhen nga lavatriçe dhe tharëse.

"Kur keni shumë rroba për të larë, ju doni ta bëni këtë sa më shpejt dhe me efikasitet", tha Shane Higby, zëvendëspresidente e departamentit të marketingut pranë Samsung Electronics America.

“Futja e një makine larje të re me QuickDrive thekson angazhimin tonë për t'u ofruar klientëve zgjidhje më të shpejtë për problemin e papastërtisë dhe për të pasur më shumë kohë për gjërat që janë me të vërtetë të rëndësishme për ta.”

Karakteristikat inovative të lavatriçes së re bazohen në teknologjinë QuickDrive dhe një kazan kryesore të madh dhe panelin e pasëm që lëviz në mënyrë të pavarur.

Kjo krijon një veprim dinamik që i lëviz rroba në katër drejtime - lart e poshtë dhe majtas dhe djathtas - për të larguar papastërtitë në mënyrë të shpejtë, butësisht dhe tërësisht për të ofruar një cikël intensiv dhe të plotë të larjes që merr 35 për qind më pak kohë se lavatriçet të tjera të Samsung.

Përveç kësaj, makina larëse ka aftësinë të përputhet me një tharëse të përshtatshme, duke u bërë ato ideale për hapësira të vogla.

Lavatriçja e re është e gatshme të lidhet me internetin dhe është në përputhje me ekosistemin SmartThings të Samsung. Asistenti i tij Q-rator ka aftësi inteligjente që thjeshtojë ciklin e larjes me karakteristika intuitive: 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)