22 Shkurt 2020

Samsung pritet të hedhë në treg smartfonin e parë të përthyeshëm

Seul, 10 maj - Sipas njoftimeve që vijnë nga Koreja e Jugut, i shumëprituri smartfoni i përthyeshëm nga “Samsung” pritet të dalë zyrtarisht në shkurt të vitit tjetër, në Kongresin Botëror të Telefonisë në Barcelonë, shkruan faqja e internetit “GSM Arena”, e specializuar në risitë e telefonisë.

Në këtë raport thuhet se kompania i ka kërkuar partnerëve të fillojnë prodhimin e pjesëve për këtë pajisje duke filluar nga nëntori i këtij viti.

Madje edhe emri i kodifikuar i këtij telefoni është ndryshuar nga “Valley” në “Winner”, që, sipas ekspertëve, tregon se projekti ka përfunduar fazën e zhvillimit dhe është në prag të prodhimit.

Për sa i përket telefonave të kategorisë “Galaxy S”, në këtë raport thuhet se nxjerrja e tyre është shtyrë me disa muaj dhe do të jetë në janar 2019.

Madje drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Samsung” deklaroi në fillim të këtij viti se kompania po punon që të garantojë prodhimin e smartfonit të përthyeshëm dhe se do të quhet “Galaxy X”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2020

- Fillon kampionati ekipor në pingpong. (Salla e pingpongut në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohet punimi me titull “Pesë gjërat që Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë parasysh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”. (Qendra e Konferencave ‘Orion’, ora 10:30)

- Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës, mban konferencë për medie në prag të organizimit të Kosova Fighting Series 1. (Shtëpia e Sporteve, ora 11:00)

- Anibar International Animation Festival organizon koncertin me "Brumz Blluz". (Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 21:30)