28 Mars 2024

Samsung prezanton versionin Sunrise Gold për Galaxy S9 dhe S9+

Seul, 19 qershor -  Samsung Electronics Co., Ltd. ka njoftuar versionin e ri të ngjyrës Sunrise Gold për smartfonët Galaxy S9 dhe S9+.

Lançuar në Shkurt të 2018, Samsung Galaxy S9 dhe S9+ janë gjithashtu në dispozicion në ngjyrat: Zezë e Mesnatës, Blu Koralor dhe e Purpurt Jargavani.

"Njerëzit duan të shprehin stilin dhe personalitetin e tyre përmes teknologjisë dhe ngjyrës dhe këta smartfonë janë një pjesë e madhe e këtij personalizimi," tha Younghee Lee, CMO dhe Zëvendës Presidente Ekzekutive pranë Samsung Electronics.

 "Versionet e reja zgjerojnë ofrimin e ngjyrave të Galaxy S9 dhe S9+ me stile të gjalla që përqafojnë një ndjenjë moderne dhe klasike."

Versioni Sunrise Gold për Galaxy S9 dhe S9+ është pajisja e parë e Samsung me një shkëlqim të hollë saten, i cili e mbështjell smarfonin me një shkëlqim të qetë dhe të ndezur. Ngjyra e re Sunrise Gold krijon një ndjenjë si të gjallërisë ashtu edhe të qetësisë.

Ky përfundim i sofistikuar u zhvillua për t'u bërë thirrje të gjithë përdoruesve duke sjellë një kontakt stilistik të modës së lartë dhe dizajnit të brendshëm urban në një pajisje të lëvizshme për përdoruesit.

Samsung Galaxy S9 dhe S9+ ridizenjojnë mënyrën se si ne komunikojmë, ndajmë dhe përjetojmë botën.

    Kamera e gjitha e re: Kamerat e Galaxy S9 dhe S9+ janë ndërtuar me një sensor Super Speed Dual Pixel me fuqi të dedikuar procesuese dhe memorie për të shkrepur fotografi të mahnitshme me cilësi të lartë dhe me karakteristika të aftësive Super Slow-mo, Kamera me dritë të ulët me lente aperture të dyfishtë, AR Emoji dhe integrimi Bixby.

    Argëtim i pakufi: Smartfonët ofrojnë experiencë dëgjimi premium me altoparlantë stereo të akorduar nga AKG dhe mbështetje të Dolby Atmos, duke dhënë efektin e tingullit 360-gradë.

    Galaxy Foundation: Karakteristikat që përdoruesit kanë dashur dhe presin janë standarde për Galaxy S9 dhe S9+ duke përfshirë: skanimin e irisit dhe gjurmëve të gishtave, aftësitë e njohjes së fytyrës të zgjeruara me teknologji të deep-learning dhe tani Skanim inteligjent; Rezistencë IP68 ndaj ujit dhe pluhurit; dhe aftësi të shpejta për karikim wireless.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)